AMANETI/Feriti i propozon Akasjës për martesë

Aishe mbushet me mendime dhe dyshime se mos Feriti e dashuron ende. Derisa Vollkani u ndërpret bisedën, ajo ia shpreh motrës së saj këto mendime, Neshesë. Por ndërkohë, Feriti fokusohet tek Akasja, aq sa i kërkon të martohen.

Vetëm pak çaste pasi ajo pranon, ai e dëgjon në një telefonatë, ku ajo përmend sëmundjen që ka por edhe faktin që do t’a jetojë çdo ditë të jetës. Që t’a bëjë ende më të lumtur, Feriti i përgatit një surprizë në zyrën e tij.

Atë surprizë me një propozim të vërtetë martese, do e shikojë fshehurazi edhe Aisheja, e cila do pikëllohet e tëra. Që aty, Feriti shkon pranë Jamanit për të vijuar misionin që kanë për të zënë Nedimin në një rrëfim të planeve të tij.

Nedimi takohet me armikun kryesor të Jamanit por për fatin e tyre të keq, as Nedimi dhe as personi tjetër nuk flet diçka konkrete për planet e tyre, ndaj Feriti nuk ndërhyn dot për t’a arrestuar.