AMANETI/Feriti nuk e arreston dot Nedimin

Aisheja vijon t’a dashurojë Feritin si në ditën e parë por tanimë nuk është e bindur nëse ai e dashuron ende apo jo. Afrimiteti tij me Akasjën, e lëndon atë pafund.

Teksa qan për të dhe ndjenjat i mban të fshehura, Feriti e fokuson veten tek Akasja, për t’ia bërë sa më të lumtura ditët e fundit të jetës që i kanë mbetur, ndaj dhe i kërkon që të martohen sa më shpejt.

Për t’a lumturuar siç e meriton, ai i bën një propozim surprizë në zyrën e tij të punës, ku do e shikojë rastësisht edhe Aisheja, lëndimi i të cilës shkon në një gradë tjetër, aq sa mbyllet në shtëpi.

Që aty, Feriti shkon të takohet me Jamanin. Sëbashku me Ibon në makinë, ato rregjistrojnë bisedën e Nedimit nga përgjuesi që Jamani i ka vënë por në asnjë moment, Nedimi nuk thotë diçka konkrete për planet e tij, ndaj nuk e arreston dot.