Për familjen time/ Akifi nxjerr në shitje kolegjin e tij

Gjendja ekonomike e Akifit shkon për dreq saqë arrin të nxjerrë në shtije kolegjin e tij. Ai të gjithën këtë po e bën që të ketë para që të shpëtojë Suzanën. Ai niset të bisedojë për këtë gjë me Ajlën e cila mbetet e shokuar nga vendimi i tij.

Nga ana tjetër në shtëpinë e fëmijëve që mbeten jetim për faj të Akifit shkon për vizitë Sabahati. Ajo nis të bisedojë me të moshuarën Sevgi që sipas Sebahatit ajo nuk është aspak e sëmurë.

Sakaq, Asija nis punen e re te Gonyli ku kjo e fundit i bën një gjest që i kujton asaj nënën e vdekur dhe për këët Asija e falendëron. Pasi Asija largohet, atë e falenderon edhe Orhani i cili merr një puthje të papritur si një përgjigje.

Nebahati dhe Ajla përjetojnë një situatë të tmerrshme. Borxhlinjtë e Akifit i shkojnë në kompani për të kërkuar llogari të armatosur dhe duke kërkuar me çdo kusht paratë e tyre.