Më në fund! Gjesti i shpreh pëlqimin Eglit: “Nuk di çfarë po ndodh, unë nuk jam si…”

Pas shumë ditësh, Gjesti ka pranuar se ka një pëlqim për Eglin.

Mbrëmjen e kaluar, teksa po qëndronin së bashku në shtrat, Gjesti i tha banores se ka pëlqim për të, por ende është konfuz me atë që po ndodh me të.

Biseda mes tyre:

Gjesti: Nuk di çfarë po ndodh.

Egli: Cfarë do të thotë për ty pëlqim

Gjesti: Të pëlqej si qesh, si fol, më pëlqen këmba jote…

Egli: Pra, ti ke një pëlqim për mua?

Gjesti: Unë nuk jam si G Bani. Zemër unë nuk kam qef të dal mes Prime dhe të them tani ka ardhur koha kam një pëlqim për Eglin. Unë ta them kur nuk e pret askush. Me ty nuk bëj lojë, por ndonjëherë unë nuk e kuptoj veten.

Gjesti përfundon në spital, Zarf i Zi në shtëpi! Ja çfarë pritet të ndodh

Gerta Gixhari, në një moment të tensionuar, i hodhi alkool në sy Gjestit, duke shkaktuar një irritim të menjëhershëm dhe rritje të tensionit në sy, që e detyroi këngëtarin të kërkonte ndihmë mjekësore.

Pas kësaj, Gjesti u largua nga shtëpia për t’u trajtuar, ndërkohë që situata në shtëpi u bë jashtëzakonisht e tensionuar. Rozana, e zemëruar për veprimin e Gertës, debatoi ashpër me të, duke shprehur indinjatën e saj.

Po ashtu, Egli dhe Livian u shfaqën të shqetësuara dhe të trishtuara, duke shpërthyer në lot për shëndetin e Gjestit.

Pasi tensionet u rritën, dhe Gjesti u rikthye në lojë, një zarf i zi mbërriti në shtëpi, duke njoftuar se me veprimin e Gertës, kishin kaluar kufijtë e pranueshëm dhe si pasojë, televotimi aktual u anulua.

Gjithashtu, masa që do të merret për banoren do të bëhet e ditur gjatë Prime-it të së martës.

Të gjithë banorët dhe telespektatorët janë në pritje të vendimit të “Vëllait të Madh”, të cilin e presim me shumë kuriozitet.

Klajdi Musabelliu sulmon ashpër Eglin: “Aktore shumë e këndshme! Po merr nga…”

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Klajdi Musabelliu, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”. Ai ka rrëfyer më shumë mbi eksperiencën brenda shtëpisë, por ka dhënë dhe mendimin rreth banorëve dhe çifteve që janë krijuar aty brenda.

Pyetje-Përgjigje:

Pyetje- Çfarë mendon se të penalizoi?

Përgjigje- Të qenurit unë, pa skenar, pa strategji. Thashë do hyj duke qeshur, do dal duke qeshur. Nuk u përfshiva shumë në këto pseudo-debatet apo pseudo-lidhjet për të qëndruar më shumë. Pak e ndjeva që mund të dilja. Kisha një shpresë që të qëndroja dhe pak. Mendova se G-Bani do ia fuste prapë kot. Siç kam qenë jashtë, kam qenë aty brenda. Më ka ardhur pak keq për atë shpërthimin me G-Banin por ja që ndodhi. Për mendimin tim G-Bani duhet të kishte dalë kohë më parë, është djalë me fat, publiku e ka pëlqyer, por nuk e ka shfrytëzuar si mundësi.

Pyetje- Si ka qenë raporti yt me Rozanën apo Valbonën që e njihje dhe nga jashtë?

Përgjigje- Valbonën e njihja pak nga jashtë. U përpoqa ta mbaj pak me hatër, por me lojën që po bën nuk jam shumë dakord. Nuk e di çfarë po bën me lojën e saj, por më vjen keq se është dhe vajzë, kam motra vetë. Kur flet nuk i përpunon mirë gjërat. Më ka thënë “kur të shkosh në lagje ec anash se do të shtyp me makinë.” Sa për Rozanën, një artist nuk është ashtu siç është ajo. Edhe Bona ka filluar ta imitojë, i kreh bishtin. Aty është garë gënjeshtrash që ia paraqesin publikut.

Pyetje- Po për çiftet brenda shtëpisë çfarë mendimi ke?

Përgjigje- Me sa kam parë unë aty brenda, nuk kam parë dashuri. Dy persona të dashuruar nuk rrinë ashtu. Shikoja frikë, pasiguri në sytë e tyre, aspak të dashuruar. Egli është një aktore shumë e këndshme. Gjestin nuk e njihja, aty brenda më folën për të. Gjesti po kënaqet, nuk e vret mendjen, Egli po merr nga fama e tij. Lidhjen po e shfrytëzon maksimalisht.

Shqipe Hysenaj e nxjerr zbuluar: “Valbona Mhilli ka lidhje jashtë shtëpisë së ‘BBVA’”

Valbona Mhilli e cila ndodhet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, dyshohet se është në lidhje jashtë.

Shqipja Hysenaj, opinionistja e “Fun Club”, deklaron se Valbona ka një lidhje jashtë shtëpisë.

E kam të sigurt, nuk mund ta them me kë, por Valbona ka një marrëdhënie jashtë. Po luan shumë keq!” – u shpreh Shqipja.

Nga ana tjetër, motra e Valbonës ka reaguar duke kundërshtuar këtë deklaratë. Ajo ka thënë se nuk e di nga e ka marrë Shqipja këtë informacion, por sipas saj, Valbona nuk ka lënë një lidhje të sinqertë jashtë.

E gjuajti Gerta me alkool në sy, Gjesti largohet nga shtëpia

Një ngjarje e pakëndshme nga ndodhur në shtëpinë e BBVA pak minuta më parë.

Teksa banorët festonin dasmën e Loredanës dhe Jozit, një debat ka ndodh mes Gjestit dhe Gertës.

Në debat e sipër Gerta i ka hedhur gotën me alkool në ftyrë Gjestit. Këtë veprim Gerta e ka përsëritur dy herë.

Alkooli në sy i ka sjellur shqetsimet Gjestit i cili është marr nga produksioni dhe është dërguar në spital për mjekime të mëtejshme.

E konfirmon miku i tij, një surprizë e papritur për Gjestin sonte në spektakël

Gjesti është një nga konkurrentët më të komentuar të këtij edicioni që do të përballet me një surprizë të papritur sonte gjatë spektaklit.

Miku i tij Xhani ka publikuar një story teksa është shprehur “Sonte në Big Brother do këtë një surprizë për Gjestin” duke etiketuar këngëtarin.

Ndërkohë që publiku dhe shikuesit janë në ankth për të parë reagimin e tij, është ende e paqartë se cila do të jetë surpriza që do të mund të ndryshojë rrjedhën e mbrëmjes.

Mesa duket spektakli i kësaj nate pritet të jetë një nga më emocionuesit deri më tani për Gjestin.

“Familja ime rrezikoi vendin e punës”, Tiri i ‘BigBrother’ ZBULON se çfarë i bëri aktori

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”, ishte I ftuar këngëtari i njohur, Tiri Gjoci, i cili ndër të tjera tregoi dhe për bashkëpunimin që ka pasur me të ndjerin, këngëtarin Dr, Flori.

Një pjesë nga biseda:

Ester Bylyku: Bashkëpunimi me Dr. Florin. Si erdhi ky bashkëpunim?

Tiri Gjoci: Kam një miks ndjesish për atë periudhë sepse nuk ka qenë shumë e lehttë. Kam qenë shumë I vogël, diku tek 18-19 vjeç kur është realizuar dhe u bë pak zhurmë mediatike. Unë I vogël, pak I paqartë sesi funksionon politika. E kam përjetuar jo dhe aq lehtë sidomos kur kisha 2 personat , familjarët e mi që punonin në shtet, e ke parasysh gjëja e pare që mendohet.

Ester Bylyku: Edhe doli djali që ti bëj diss shtetit. Ai është një diss për politikën njëherë.

Tiri GJoci: Ka pasur diçka që unë dua ta sqaroj këtu. Ka qenë e paqartë, jo nga ana Dr. Florit sepse unë atëhere I bëja diskutimet me Mamaqin. Nuk ka qenë I sinqertë Mamaqi sepse ideja sesi mu prezantua mua që do bënim një këngë ku do I biem politikës në tërësi, pra opozitës, pushtetit, të gjithave. Pra, nuk ishte e ndarë. Edhe këngën pot a dëgjosh nuk është se të orienton diku

Ester Bylyku: Është klipi që të orienton

Tiri Gjoci: Po, dhe unë klipin nuk e kam pare. E kam pare kur doli tek Arian Çani.

Ester Bylyku: Nuk pate kuriozitet apo nuk të lejuan

Tiri Gjoci: Duke qenë se e donin për fushatë u bë në kohë rekord dhe unë nuk është se kisha kohë, plus isha dhe shumë I vogël. Kur e pash në ekran direct komunikova me Ermalin, I thashë çfarë është kjo se na hoqët nga puna.

Ester Bylyku: Si tu përgjigj?

Tiri Gjoci: Pse plak, nuk e dije ti plak? Por që ishte pak munges sinqeriteti nga ana e tij thash jo nga ana Dr, Florit sepse ai ishte pjesë e projektit siç isha unë. Ishin të tjerë që e kishin ideuar. Megjithatë, e kam shijuar sepse iku ai sikleti. E kam përjetuar akoma më shumë kur vdiq Dr. Flori sepse sikur më ngeli mua ajo kënga. Sot jam shumë krenar dhe I lumtur për atë këngë sepse ka qenë aktuale vazhdon për fat të keq të jetë dhe sot aktuale.