Vajza në dritare/Hajriu kërkon divorcin nga Tyrkana

Sedati pret me padurim darkimin në shtëpinë e tij, sepse e ftuar speciale do jetë Nalani. Kjo e fundit vjen e shoqëruar nga Bilura dhe Hafizeja dhe i gjithë darkimi shkon më së miri. Pas largimit të tyre, Sedati i premton vetes se do e rifitojë atë.

Ndërkohë Nalani rikthehet në shtëpi, ku do gjejë Hajriun duke e pritur por nuk do i përgjigjet. Ajo merr edhe mesazhe nga ai, por sërish nuk i përgjigjet. Ndërkohë, Hajriun po e pret Tyrkani, e cila për herë të parë është zbukuruar.

Ajo shpreson në shpëtimin e martesës së saj por Hajriu i tregon të vërtetën sapo vjen në shtëpi, se dashuria tij është Nalani dhe se për të do luftojë. Ai parashtron temën e divorcit, duke sqaruar se nuk do heqë dorë nga përkujdesja për të dhe vajzat.

Ndërsa Nalani, merr nga Hafizeja të gjithë letrat që babai saj ka shkruar për të, por as që tenton t’i hapë, për shkak të mendjes së konfuzuar, që do i konfuzohet ende më shumë mëngjesin e të nesërmes kur në derë do i trokasë Hajriu me Tyrkanën dhe fëmijët e tyre.

Për familjen time/Asija fiton një armike të re

Ogulxhani kalon çdo limit në pëlqimin e tij për Harikën. Fillimisht, ai i paguan drekën në shkollë dhe ajo e pranon vetëm pasi mëson se ai është në dijeni të varfërisë që i ka zënë. Më pas, ai prek paratë e shtëpisë për të.

Me paratë që do paguante faturën e energjisë elektrike, ai i blen fustan Harikës, e cila i shfaqet shumë e mërzitur që nuk i ka paratë për fustanin që i duhet për festë. Pavarësisht mirësisë së Ogulxhanit, Harika do vazhdojë me ligësi.

 

Në lagjen e tyre, ajo shikon Ajbykenë dhe Asijen duke punuar si pastruese të një pallati dhe mëse e lumtur, u bën video me telefonin e saj. Gjatë asaj kohe, Kadiri po kujdeset për xhemilenë, pa e ditur ç’po ndodh me motrën dhe kushërirën.

Të nesërmen në shkollë, Asija do fitojë edhe urrejtjen e Susenit, e cila kupton se Kaani po i vardiset asaj në klasë. Për Kaanin, do përpiqet edhe Akifi, i cili për shkak të kërcënimit, arrin t’a bindë Nebahatin që t’a mbajnë edhe pak në shtëpi.

Për familjen time/Kaani i vardiset Asijes

Kadiri kujdeset për Xhemilenë që ndodhet e vetme në spital, ndërkohë që motrës së tij Asijes, po i vardiset Kaani në klasë, ardhja e të cilit gëzon pafund vetëm Susenin.

Në pushimin mes orëve, Ogulxhani vëren se Harika nuk ka para as për të ngrënë diçka, ndaj ia dërgon ai dhe ajo ia pranon vetëm pasi mëson se edhe ai është në dijeni se ku jeton ajo. Por ligësia e Harikës vazhdon.

Në kthim për në shtëpi, ajo shikon Asijen me Ajbykenë duke pastruar shkallët e një pallati në këmbim të disa të hollave dhe mëse e lumtur, i filmon me telefonin e saj. Ndërkohë, nuk heq dorë nga shfrytëzimi që i bën Ogulxhanit.

Ogulxhani prek paratë që nëna i dha për të paguar faturën e energjisë elektrike. Ato para, ai ia jep Harikës për fustanin që ajo do blejë. Sakaq, ligësia vazhdon edhe nga ana Akifit, i cili e bind Nebahatin se duhet t’a mbajnë edhe pak Kaanin në shtëpi.

PREMTIMI/Xhemreja futet në dhomën e Emirit

Narini mëson nga Shehrija se Masalli sërish nuk po flet dhe nga shqetësimi për të, u shkon në shtëpi, por Kemali nuk e lejon të futet brenda, edhe pse e dëgjon Narinin që qëndron pas derës, ndaj ajo lë unazën në derë dhe largohet.

Pas largimit të saj, Kemali thërret një psikologe për Masallin dhe ajo i tregon se hapi parë për të filluar terapinë, është që Masalli të pranojë ndarjen nga Narini. Ndërkohë, nipi tij Emiri dhe Rejhani ndodhen në shtëpinë e Merjemit.

Ato kujdesen për Hasanin dhe pasi ajo rikthehet nga puna, Emiri sërish i kërkon që t’i lejojë t’a ndihmojnë me një shtëpi me kushte më shumë, së paku për hir të Hasanit, por Merjemi nuk pranon në mënyrë të prerë.

Paralelisht, Xhemreja takohet me Jonxhën të cilës i kërkon ndihmë për të përfunduar misionin që njëherë filloi por Jonxha refuzon. Në mbrëmje, Xhemreja arrin të futet jo vetëm në oborrin e Emirit por edhe në dhomën e tij.

PREMTIMI/Xhemre tenton të mbysë Rejhanin

Xhemreja takohet me Jonxhën për të kërkuar ndihmën e saj në hakmarrjen që pretendon të bëjë por Jonxha jo vetëm që refuzon, por edhe i përgjërohet të rikthehet në klinikë e të vazhdojë kurimin, gjë që Xhemreja e kundërshton.

Gjatë asaj kohe, e urryera saj Rejhani dhe Emiri, po presin rikthimin e Merjemit në shtëpi për t’iu përgjëruar që të pranojë ndihmë financiare, por më kot. Ato largohen që aty dhe rikthehen në shtëpi, pa e ditur se Xhemreja po i shikon.

Ajo është futur fshehurazi dhe nga ku ndodhet, kupton se Rejhani është shtatzënë. Nga mllefi që vetëm i shtohet, ajo arrin të futet edhe në dhomën e tyre për të mbytur Rejhanin në gjumë por nuk ia del dot sepse vjen Emiri.

Sakaq, xhaxhai Emirit, Kemali, refuzon në shtëpi Narinin, e cila vjen vetëm pasi Shehrija i tregon se Masalli ka hequr sërish dorë nga e folura. E lënduar, Narini lë në prag të derës unazën e martesës dhe largohet.

AMANETI/Nedimi mendon të shesë Jamanin

Nedimi vijon të acarohet me Jamanin për çdo propozim të tij që Jamani ia refuzon, derisa një propozim i vjen vetë Nedimit tek këmbët, nga një armik shumë i fortë dhe i përbetuar i Jamanit.

Ai i ofron një pasuri të madhe në këmbim të një informacioni që e shet Jamanin por Nedimi nuk i përgjigjet dot, as për t’a pranuar dhe as për t’a refuzuar. Ndërkohë Jamani, po pret vizitorin surprizë të Nanës.

Ai acarohet ende më shumë kur shikon që vizitori është mashkull dhe për më tepër po i puth dorën Nanës. Jamani nuk e duron fare atë pamje ndaj largohet për në zyrë, me justifikimin e punës.

Sakaq, Feriti dhe Vollkani drekojnë në shtëpinë e Aishes duke u munduar t’i fshehin kruarjet por në fund fare, Aisheja e mëson dhe nga frika se do ua ngjesin, i përzë nga shtëpia.

AMANETI/Vizitori surprizë i Nanës acaron Jamanin

Aisheja përgatit një sofër të larmishme në shenjë falenderimi ndaj Feritit dhe Vollkanit, që i shpëtuan jetën. Ato betohen se do e shtypin nevojën për t’u kruar dhe shkojnë, por në fund të drekimit, Aisheja e mëson çfarë po fshehin.

Ajo frikësohet se mos do ua përcjellin atyre çfarëdo që kanë, ndaj dhe i përzë. Ardhjen e Feritit në shtëpinë e tyre për drekim, e mëson edhe Koraji, i cili nuk e përjeton aspak mirë.

Megjithatë, për të mos e humbur ende më shumë Aishen, ai nuk i thotë asgjë asaj. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nedimi, i cili merr një ofertë shumë të majme për të tradhëtuar Jamanin dhe nuk i përgjigjet as për “po” dhe as për “jo”.

Gjatë asaj kohe, Jamani ndodhet në shtëpi, duke shtypur xhelozinë e tij para se të mësonte nëse vizitori Nanës do ishte mashkull apo femër dhe pasi e shikoi se është mashkull e i puthi dorën Nanës, xhelozon aq sa nuk u qëndron dot pranë

.

Për familjen time/Shengyli fajëson Kadirin për Ogulxhanin

Berku e kalon gjithë natën në spital për t’i qëndruar pranë Ajbykesë, ndërkohë që nëna saj i ulëret Kadirit duke e mbajtur atë si fajtorin e gjithë situatës. Teksa presin me zemër në dorë për Ogulxhanin, ky i fundit takohet me vdekjen.

Ai pëson vdekje klinikë dhe të gjithë qajnë me dënesë por fati do që ai të vazhdojë të jetojë, falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve. Në dhomën tjetër, Xhemileja qan me dënesë sepse mëson se motra saj ka vdekur.

Përveç saj, të gjithë largohen nga spitali pasi Ogulxhani zgjohet dhe është shëndoshë e mirë. Ndërkohë, dikush tjetër po përballet me frikën e humbjes së familjes dhe ai person është Akifi, që ka rënë në presionin e të birit.

Kaani, djali tij i jashtëligjshëm dhe i fshehtë nga të gjithë, po shfrytëzon çdo situatë dhe mundësi që i është dhënë, duke bërë çdo veprim si Doruku dhe duke fituar menjëherë pëlqimin e vajzave në shkollë, veçanërisht të Susenit.

Për familjen time/Ogulxhani përballet me vdekjen

 

Xhemileja qan me dënesë për humbjen e së motrës, ndërkohë që Shengyli qan me dënesë nga frika se do e humbasë të birin. Ajo fajëson Kadirin ndërsa ky i fundit hesht. Në spital gjithashtu do qëndrojë edhe Berku, për Ajbykenë.

Të gjithë njëherazi përjetojnë tmerrin e madh kur Ogulxhani pëson vdekje klinike por për fat, mjekët arrijnë t’a kthejnë në jetë dhe vetëm pak orë më vonë, ai zgjohet, shëndoshë e mirë, duke i lumturuar pafund të gjithë familjarët.

 

Në anën tjetër ndodhet Akifi me frikën e shkatërrimit të familjes së tij, që mbahet në majë të gjuhës së djalit të tij të paligjshëm, Kaanit. Ky i fundit, ka xhelozi tepër të madhe për Dorukun, duke e shikuar si të preferuarin e babait të tyre.

Edhe në shkollë, Kaani shkon me shofer personal dhe pasi mëson nga ai disa gjëra për Dorukun, bën njësoj siç bën ai. Me hyrjen e tij në shkollë, Kaani merr pëlqimin e menjëhershëm të Susenit.

Vajza në dritare/Hafizeja qëndron përballë përgjegjësisë më të madhe

 

Metini i përgjërohet Hafizesë që t’ia japë letrat Nalanit, duke theksuar se ajo është shpresa tij e fundit për të rrëfyer të vërtetën tek Nalani, para se ai të vdesë, por Hafizeja nuk premton dot se do e bëjë.

Në ato momente, Nalanit po i shembet bota mbi kokë dhe çdo mendim e ndjenjë e rrëfen para Muzos, i cili e shokon duke i treguar se ai dhe Bilura kanë qenë në dijeni por ai nuk e ka lënë Bilurën t’i tregojë asaj.

Me miksimet e ndjenjave e mendimeve që ka, Nalani shkon në shtëpi, për ku e shoqëron Muzo, por nuk pranon të flasë as me Bilurën dhe as me njeri tjetër, por kërkon vetëm të flejë. Paralelisht, dikush tjetër po mendon për të, përveç Hajriut.

Ai është Sedati, i cili i është nënshtruar kurimit vetëm që të bëhet më i mirë e të ketë një shans tjetër me Nalanin. Mëngjesin e të nesërmes, Nalanin e kontakton Hajriu i cili kërkon të ballafaqohen dhe ajo pranon.