Vajza në dritare/Nalani pranon ballafaqim me Hajriun

 

Sedati del nga terapia mëse i kënaqur dhe shkon në shtëpi me buzëqeshje të madhe, duke u treguar versionin e tij të ri, atë më të mirin. Asnjërit nuk ia pranon se terapinë po e bën për të rifituar Nalanin por ato e dinë.

Nalani në ato momente ndodhet pranë vëllasë së Sedatit, Muzos, i cili e shokon duke i treguar se ai dhe Bilura e kanë ditur se Hajriu është i martuar. Me lëmshin e madh në kokë dhe në grykë, Nalani rikthehet në shtëpinë e saj, në heshtje.

Hajriu ndërkohë bisedon për të me shokun e tij të ngushtë, para të cilit betohet se nuk do heqë dorë nga dashuria tij për Nalanin. Mëngjesin e të nesërmes, ai e kontakton sërish Nalanin dhe ajo i përgjigjet duke pranuar ballafaqim.

Sakaq, Hafizeja shkon sërish pranë Metinit që është buzë vdekjes. Ai i kërkon me përgjërim që t’ia dorëzojë Nalanit letrat që ka shkruar për të por Hafizeja nuk premton dot sepse e ka amanet nga Ferideja që t’a mbajë Nalanin larg tij.

PREMTIMI/Narini bën veprimin e papritur

Rejhani lumturohet shumë nga premtimi i Emirit se do ia mësojë të përdorë makinën por atë lumturi do e ndërpresë telefonata ku e lajmërojnë se Merjemi me Hasanin nuk gjenden gjëkundi. Menjëherë, ato dalin t’i kërkojnë.

Shqetësimi tyre merr fund shpejt, nga një telefonatë që ua bën vetë Merjemi. Sakaq, nëna Emirit, Xhavidana, merr mesazhe nga numri Talazit, pa e ditur se pas atyre mesazheve qëndron Xhemreja, e betuar për hakmarrje.

Pas atyre mesazheve, Xhemreja telefonon Jonxhën, të cilën e ka shqetësuar shumë me zhdukjen e saj, prej kohësh. Xhemreja maskohet me paruke dhe del nga shtëpia, pavarësisht frikës dhe kundërshtimit të Talazit.

Ndërsa në anën tjetër ndodhet Narini, në krye të punës pa humbur kohë por njëkohësisht duke mos hequr dorë përfundimisht nga martesa me Kemalin, sepse unazën nuk e heq dot nga gishti.

PREMTIMI/Emiri i bën një premtim Rejhanit

Xhemre përdor fshehurazi telefonin e Talazit, për t’i dërguar Xhavidanës mesazhe siç ajo dëshiron, duke e futur në lojën e saj. Ajo gjithashtu maskohet, për të dalë nga shtëpia me paruke, ndonëse Talazi nuk do.

Ai i frikësohet se mos do i zërë të dy policia por ajo sërish del dhe për t’u takuar, lajmëron Jonxhën, e cila është personi i vetëm që i ka mbetur dhe që deri më atë moment, ka qenë shumë e shqetësuar për të.

Ndërkohë, në shtëpinë e Xhavidanës ndodhet edhe Rejhani me Emirin, ku ky i fundit i premton se do e mësojë të përdorë makinën. Lumturinë e tyre do e ndërpresë një telefonatë ku i lajmërojnë se Merjemi është zhdukur.

Ato pandehin se i ka ndodhur diçka e keqe por ajo i telefonon vetë dhe i tregon se ndodhet fare mirë, bashkë me Hasanin. Sakaq, shoqja saj Narini, nuk e heq unazën e martesës nga gishti, edhe pse i ka dhënë fund asaj martese.

AMANETI/Nedimi vepron fshehurazi nga Jamani

Koraji qëndron në komisariat me shpresën se Feriti nuk do e shpëtojë dot Aishen, në mënyrë që të jetë vetë Koraji ai që do e shpëtojë, por gjërat nuk shkojnë siç do ai dhe Feriti vjen në komisariat bashkë me të.

Aisheja e falenderon Feritin para të gjithëve e më pas largohet për në shtëpi, ndërsa Feriti zë në një qoshe Korajin, të cilin e ofendon në mënyrën më të ulët që ka rrezikuar jetën e Aishes për të qenë vetë hero.

Sakaq, në anën tjetër po përjetohet një tjetër dashuri e pamundur, ashtu si ajo mes Korajit dhe Aishes. Nedimi gjen letrën e dashurisë së shkruar nga Nana dhe betohet se nuk do ia dorëzojë ndonjëherë Jamanit.

Ndërkohë Jamani, shikon entuziasmin e Nanës për vizitën që do ketë nga një person që ka katër vite pa e takuar. Ai ende nuk e di nëse bëhet fjalë për shok apo shoqe dhe kjo e bën të ndjejë xhelozi por megjithatë e lejon t’a takojë brenda shtëpisë.

AMANETI/Jamani përjeton xhelozi për Nanën

Nedimi merr nga Jusufi letrën e dashurisë së shkruar nga Nana dhe betohet se nuk do e lejojë t’a lexojë Jamani. Ai tenton edhe t’a djegës por Jamani vjen në çast dhe Nedimi s’ia del dot.

Çaste më vonë, Jamani dëgjon një bisedë telefonike të Nanës, e cila lajmërohet se po i vjen nga Amerika një person që nuk e ka takuar prej vitesh. Jamani bëhet xheloz duke mos e ditur nëse është shok apo shoqe por megjithatë e lejon t’a ftojë në shtëpi.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Koraji që shpreson deri në sekondën e fundit që Feriti të mos bëhet heroi i Aishes, por Feriti bëhet. Pasi Aisheja e falenderon Feritin në mesin e të gjithëve, ajo largohet për në shtëpi.

Ndërkohë Feriti, ka mësuar se çfarë plani ka pasur Koraji dhe e merr veçmas duke e zënë në grykë, teksa e ofendon e kritikon pafund që ka rrezikuar jetën e Aishes për të qenë vetë hero.

 

Vajza në dritare/ Nalani shikon gruan dhe fëmijët e Hajriut

Dondy merr një ftesë të papritur nga Ismaili, pronari i dyqanit nga ku ato furnizohen me mish dhe në bisedën e parë me të, ajo ndihet më së miri. Në anën tjetër ndodhet Bilura, e cila me zor e mban veten nga rrëfimi para Nalanit.

Muzo e ndihmon të përmbahet duke iu bashkuar në darkimin e tyre, ku dhe i sjell të gjitha rrobat e bizhuteritë e shtrenjta që Nalani nuk kishte pranuar t’i merrte nga martesa me Sedatin. Ky i fundit, vijon të jetë i fiksuar pas saj.

Për shkak të fiksimit, ai, me ndihmën e Xhavitit, pranon të marrë ndihmë profesionale nga një psikologe. Sakaq, për Nalanin do bisedojë edhe Hafizeja me Metinin që është në prag të vdekjes në spital.

Ajo i kërkon mes lotësh që të mbahet fort pas jetës, duke i thënë se Nalani ka nevojë për të. Në ato çaste, Nalani vendos t’i shkojë në shtëpi Hajriut pa e lajmëruar dhe kështu shikon me sytë e saj gruan dhe fëmijët e tij.

Vajza në dritare/ Nalani zbulon mashtrimin e Hajriut

Bilurën e ndalon sërish Muzo nga rrëfimi që ajo do bënte para Nalanit. Në mbrëmje, ai u bashkohet në darkim dhe sjell të gjithë rrobat e bizhuteritë që ka lënë Nalani në shtëpinë e tyre, sepse kështu donte Gylxhihana.

Pas darkimit,  në mendjen e Nalanit mbesin shumë detaje që e bëjnë të shkojë para shtëpisë së Hajriut, pa e lajmëruar, dhe kështu, shikon me sytë e saj gruan dhe fëmijët e tij, e më pas u troket në derë për t’u ballafaquar.

Gjatë asaj kohe, Hafizeja shkon fshehurazi të takojë në spital Metinin, babanë e Nalanit që është në prag të vdekjes por mes lotësh, ajo i përgjërohet të mos e lëshojë veten sepse Nalani ka nevojë për ndihmë babai.

Larg tyre, ndodhet Sedati, i cili tanimë është fiksuar pas Nalanit, aq sa nuk e kontrollon veten, ndaj vendos që të marrë kurim profesional nga një psikologe, në një spital.

AMANETI/ Jamani i bën një premtim Nanës

Feriti sajon një kurth për të shpëtuar Aishen por Ertami e kupton dhe reagon në kohë, duke e çuar bosh gjithë planin e Feritit. Megjithatë, Aisheja nuk qëndron duarkryq por gjen formën për t’a goditur Ertamin.

Ajo ia mbath prej tij dhe po me telefonin e tij, i dërgon mesazh Feritit. Atë mesazh do e lexojë Koraji në vend të Feritit dhe do nevrikoset shumë që edhe Aisheja kërkon ndihmën e Feritit, ashtu si vajza e saj, Doa.

Ndërsa në anën tjetër ndodhet Jamani me Nanën, të cilët po kalojnë një kohë shumë cilësore në pyll, ndërkohë që në shtëpi kanë lënë Ajnurin mëse xheloze dhe që nevrikoset nga ajo xhelozi.

Në një moment, Nana nis të qajë nga frika se mos Jamanit apo Jusufit u ndodh diçka e keqe dhe mund t’i humbasë siç ka humbur gjithë familjen e saj por Jamani i premton se diçka e tillë nuk do ndodhë.

AMANETI/ Nana përlotet për Jamanin dhe Jusufin

Ajnuri vijon të jetë xheloze për Jamanin dhe Nanën, ndërkohë që ato po kalojnë një kohë shumë cilësore, ku Nana shpreh gjithë shqetësimin e saj mes lotësh, se mos do e humbasë edhe atë e Jusufin, siç ka humbur familjen e saj dikur.

Ajo i kërkon të jetë sa më i lumtur, sëbashku me Jusufin, e të mos i krijojë vetes armiq të tjerë, gjë për të cilën Jamani i premton se do jetë shumë i kujdesshëm dhe nuk do u ndodhë asgjë asnjërit prej tyre.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, i cili krijon një kurth ku pretendon të bjerë Ertami dhe rrjedhimisht të shpëtojë Aishen por Ertami e kupton dhe nuk bie në atë kurth. Megjithatë, Aisheja ia del t’a godasë e t’ia mbathë prej tij.

Ndërmjet telefonit të Ertamit, ai i dërgon mesazh Feritit, por ai mesazh nuk bie në duart e Feritit. Mesazhin e lexon Koraji, i cili nevrikoset që edhe Aisheja kërkon ndihmë nga Feriti dhe jo nga ai.

Vajza në dritare/ Muzo i tregon Bilurës paktin me Hajriun

Bilura nuk duron dot por takohet me Muzon për t’i rrëfyer atij dyshimet se Hajriu mund të jetë i martuar. Tronditja për të ndodh kur Muzo ia pranon diçka të tillë dhe i tregon për paktin që ka bërë me Hajriun.

Të dy irritohen pafund nga rehatia me të cilën Hajriu ka pranuar se është i martuar por bien dakord se mund t’a dëmtojnë atë më shumë duke mos i treguar Nalanit të vërtetën, që të zhgënjehet më shumë e të heqë dorë nga ai gjithmonë.

Ndonëse jep fjalën, Bilura nuk e fsheh dot mllefin kur e gjen Hajriun në shtëpinë e Nalanit dhe kjo e fundit e vëren. Sakaq, në anën tjetër, Gylxhihana dhe Rafeti mësojnë se çfarë u ka ndodhur djalit të tyre të vogël, Sedatit.

Ato mbërrijnë në spital me shumë nxitim dhe ende më shumë trishtohen kur e dëgjojnë atë duke folur shumë ashpër për veten e tij, sikur nuk ka asnjë vlerë për të jetuar.