Vajza në dritare/ Muzo vendos të mos i tregojë Nalanit të vërtetën e Hajriut

Selena dhe Leventi nuk arrijnë t’i shpëtojnë vigjilencës së Gylxhihanit , e cila mëson çfarë i ka ndodhur Sedatit. Atë bisedë mes tyre e dëgjon edhe Rafeti, por nuk reagon fare.

Rafeti i drejtohet spitalit dhe mbërrin para Gylxhihanit dhe Selenës, ku të gjithë mërziten dhe mbesin pa fjalë kur Sedati flet si mos më keq për veten e tij, sikur nuk ka asnjë vlerë si person.

Paralalelisht, vëllai i tij Muzo po takohet me Bilurën, me kërkesën e kësaj të fundit. Ajo i tregon dyshimet për Hajriun dhe gruan e panjohur për të, mbrëmjen e kaluar. Për shokimin e saj, Muzo pranon se Hajriu është i martuar.

Ai, Bilura dhe Hafizeja bien dakord që t’a lënë Hajriun të fundoset, duke mos i treguar Nalanit të vërtetën, derisa ajo t’a zbulojë vetë. Bilura premton por mllefi për Hajriun i shfaqet në fytyrë kur e gjen atë në shtëpinë e Nalanit.

Për familjen time/ Kadiri i del në mbrojtje Xhemilesë

Asija mëson se Doruku ia ka rregulluar punën ndërmjet Okanit dhe zemërohet shumë për këtë. Zemërimi saj shkakton nevrikosje tek Doruku i cili i largohet dhe i gëzohet dhuratës së re që Akifi i ka bërë, makinës sportive.

Të gjithë çuditen me bujarinë e Akifit ndërsa të nesërmen, fëmijët çuditen kur shikojnë që Harika shkon në shkollë me autobuz dhe jeton në lagjen e tyre. Për hir të Suzanës, Omeri u kërkon të gjithëve të heshtin për këtë gjë.

Por Harikës vetëm sa do i kanoset rreziku çdo moment e më tepër sepse në mbrëmje, shoqet e saj i shkojnë para shtëpisë për t’a marrë. Ato e telefonojnë ndërsa Harika thotë se nuk është në shtëpi, pavarësisht se dritat janë ndezur.

Frika e vërtetë, atë natë do kaplojë Xhemilenë, e cila merr të largohet pasi të gjithë mësojnë se çantën me para ua ka marrë ajo. Përveç Asijes, askush nuk bie dakord me Kadirin, i cili ngulmon të jenë strehë për Xhemilenë.

Për familjen time/ Doruku mërzitet nga sjellja e Asijes

Berku largohet nga dhoma e Ajbykesë para se të vijë Shengyli, e cila nuk dyshon për asgjë. Lumturia e saj zgjat edhe të nesërmen, kur shikon që Harika po futet në minibus për të shkuar në shkollë, nga lagjia tyre.

Omeri e detyron të heshtë, sepse i ka dhënë fjalën Suzanës, ndaj ajo dhe të tjerët heshtin. Sakaq, Asija do zemërohet kur do mësojë nga Tollga se punën e këndimit ia ka rregulluar Doruku për t’i ofruar asaj një mundësi parash.

Doruku nevrikoset që Asija nuk lumturohet për këtë detaj dhe vendos të mos i shkojë nga pas. Ai i gëzohet bujarisë së Akifit ditët e fundit, i cili e surprizon me një makinë të re, ende më të shtrenjtë.

Mërzia e vërtetë do i kaplojë të gjithë në mbrëmje kur të mësojnë rastësisht se Xhemileja është shkaktarja e humbjes së parave të tyre. Ajo turpërohet dhe merr të largohet por Kadiri nuk e lejon.

PREMTIMI/ Kemali dhe Narini i japin fund martesës së tyre

Rejhani largohet mëse e lumtur nga spitali, pa ditur gjë se një tjetër mjeke ka vënë re diçka të frikshme tek ajo dhe për këtë do mbledhë stafin e mjekëve për të analizuar nëse ajo shtatzëni mund të vazhdohet apo jo.

Ndërkohë Rejhani, përpunon çdo ndjenjë të konfuzuar dhe vendos t’a falë Gylsymin për gjithçka, duke u mbështetur në ndjenjat e bukura që i ka falur dhe vetsakrifikimin që bëri për të.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kemali me Narinin, të cilët i japin fund martesës së tyre, pa e ditur askush përveç Narinit se Oja është shkaktarja. Oja nuk e fsheh dot gëzimin e saj, që bie në sy edhe të Shehrijes dhe Hëzërit.

Ato të dy, do gjejnë kritika edhe nga Kemali që për shkak të lëndimit nga Narini, është mëse i gatshëm të ulërasë, ndaj dhe u flet ashpër që e sollën Masallin në sallën e gjyqit, pa e vënë atë në dijeni.

PREMTIMI/ Mjekët vërejnë diçka shqetësuese tek shtatzania e Rejhanit

Masalli nuk dëshiron të shkëputet nga Narini dhe për këtë qan me dënesë, derisa Kemali zemërohet dhe i ulëret. Ai dhe Narini futen në sallën e gjyqit dhe i japin fund martesës së tyre, njëherë e mirë.

Ndarja shkakton mërzi tek secili prej tyre, ndaj dhe veçohen nga të gjithë, duke qëndruar vetëm nën shoqërinë e kujtimeve. Personi i vetëm që i gëzohet ndarjes së tyre është Oja.

Gëzimi i saj e çudit së tepërmi edhe Shehrijen edhe Hëzërin por assesi nuk dyshojnë se ajo ka gisht. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Rejhani, e cila vendos t’a falë Gylsymin për çdo gjë.

Ajo hap një gropë dhe varros mes lotësh varësen me fotografinë e saj, në një kohë që për të po bisedon një grup mjekësh, të cilët kanë vënë re diçka të frikshme në shtatzëninë që ajo po kalon.

AMANETI/ Jamani i premton Nanës ndihmë për shqetësimin e saj

Nana dhe Jamani shtojnë xhelozinë e Ajnurit duke kaluar natën larg shtëpisë dhe pa Jusufin. Për më tepër, ato përfundojnë duke fjetur brenda së njëjtës çadër sepse tjetra prishet aksidentalisht.

Jamanin nuk e zë gjumi dhe e gdhin ditën e nesërme ndërsa Nana zgjohet plot energji por me mendime për avokatin e pasurisë që u zhduk pa gjurmë. Jamani dhe Nana dyshojnë se ka gisht Idrisi në atë zhdukje.

Jamani premton se do e zgjidhë ai dhe Nana vazhdon ditën e qetë, me ngacmimet ndaj tij. Sakaq, ajo ditë do fillojë me shumë tension për Neshenë dhe Doanë që mësojnë se Aisheja është rrëmbyer.

Neshe lajmëron menjëherë Feritin, i cili nis kërkimet pa humbur asnjë moment, në një kohë që Aisheja frikësohet për jetën e saj sepse rrëmbyesi i betohet se do i japë fund asaj dhe jetës së tij, meqë për të nuk ka më shpëtim.

AMANETI/ Jamani dhe Nana kalojnë natën bashkë

Nana dhe Jamani kalojnë natën të vetëm në pyll, ku përfundojnë duke fjetur pranë njëri tjetrit brenda së njëjtës tendë, për shkak se njëra prej tyre prishet dhe nuk funksionon më.

Nata kalon shumë shpejt për Nanën ndërsa për Jamanin nuk mbaron kurrë sepse nuk arrin dot të flejë. Mëngjesin e së nesërmes, Nana zgjohet me mendime për avokatin e pasurisë që nuk u lajmërua më.

Jamani e merr përsipër çështjen e tij dhe premton se do e zgjidhë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, i cili ende nuk është i informuar për rrëmbimin e Aishes që nga nata e kaluar.

Atë e lajmëron Nesheja dhe rastësisht, bisedën e tyre e dëgjon edhe Doaja, shqetësimin e të cilës e lehtëson vetëm premtimi Feritit se do e gjejë shumë shpejt nënën e saj.

AMANETI/ Nedimi tërbòhet nga xhelozia për Nanën

Jusufi i gëzuar i tregon Ajnurit dhe Adaletit se Nana me Jamanin janë në spital, por vetëm Adaleti i gëzohet atij lajmi. Nga xhelòzia, Ajnuri nuk do t’a besojë dhe pyet Xhengerin, vëllanë e saj. Në momentin që ai konfirmon fjalën e Jusufit, asaj i bien trastat nga duart, sepse deri më atë sekond, ajo ishte e bindur se çdo gjë për Nanën kishte mbaruar. Sakaq, Nana vijon të jetë në spital me Jamanin, ku do bëjnë xhelòz një tjetër person, përveç Ajnurit në shtëpi. Ai person, është pikërisht Nedimi.

Nedimi zgjohet, ngrihet nga shtrati dhe nxiton të shikojë si është gjendja e Nanës, por kur i afrohet dhomës së saj, ai shikon Jamanin që po ia lidh flokët dhe pandeh se mes tyre ka nisur diçka. Jamani po ia lidhte flokët sepse Nanës i rrezìkohet hapja e plàgës nga veprime të tilla, por Nedimi nuk e di. Mëse i bindur se Jamani ka rënë në dashuri me Nanën, Nedimi grùshton murin që ka pranë dhe largohet duke hequr dorë nga dashuria që vetë ka për Nanën. Ndërkohë Jamani, nuk i hiqet Nanës.

Ai i qëndron mbi krye gjatë gjithë natës, me frìkën se mos ka nevojë për të gjatë natës dhe derisa fle, kujdeset me detaje për të, aq sa kontrollon edhe sa ushqim po ha ajo. Pasi të dy flejnë, Nana në shtrat dhe Jamani në kolltuk, ajo shikon në ëndërr Azizin. Ky i fundit, i paraqitet duke e përqafuar e duke i thënë se tani po fle i qetë, ndaj edhe ajo duhet të flejë e qetë. Nana zgjohet nga gjumi mes lòtësh dhe i tregon Jamanit se çfarë ka parë, si dhe kërkon nga ai që të shkojnë pranë vàrrit të Azizit.

Jamani e shoqëron në të zbardhur dhe përveç Nanës, vàrrit të Azizit do i flasë edhe vetë Jamani, i cili e shòkon Nanën duke kërkuar falje nga ai dhe duke i premtuar se sa të ketë jetë, do kujdeset për amanetin e tij, për Nanën. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja, që e humbet logjikën nga xhelòzia për Feritin. Pas shumë sjelljeve të pashpjegueshme të saj ndaj të tjerëve, në kòmisariat do vijë personi që i ka shkaktuar xhelòzi Aishes pa e ditur as vetë. Ajo është mbesa e Feritit, ardhja dhe prezantimi i të cilës shpjegon çdo gjë.

AMANETI/ Jamani bën një premtim për Nanën para varrit të Azizit

Lajmi i mbërritjes së Jamanit dhe Nanës në spítal, shkon edhe në shtëpi. Jusufi i tregon Adaletit dhe Ajnurit, ku kjo e fundit trònditet dhe lëshon nga duart trastat që po mbante. Duke mos i besuar dot veshëve, ajo pyet edhe vëllanë e saj Xhengerin nëse diçka e tillë është e vërtetë dhe kur ai e konfirmon, ajo çmèndet fare nga xhelòzia. Në mendjen e saj, historia e Nanës ishte mbyllur sepse vërtetoi që ajo është futur si màshtruese në shtëpi por tani po vërteton që Nana dhe Jamani ia hodhën edhe asaj pengese.

Paralelisht, xhelòzi ka edhe Aisheja për Feritin. Ajo ka krijuar bindjen që ai ka një të dashur, bazuar në telefonatat që ka dëgjuar dhe mesazhet që ka lexuar. Nga xhelòzia e fortë që ndjen, ajo e humbet logjikën në sjelljen që ka ndaj të gjithëve, përfshirë edhe sjelljen me Neshenë dhe Doanë. Feriti e kupton se kjo i pëlqen shumë por ajo situatë do sqarohet shumë shpejt sepse mbesa e tij me të cilën ai ka shkruar dhe ka pasur telefonatat e ëmbla, i shkon në kómisariat për t’i bërë surprizë me ardhjen e saj.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani dhe Nana, ku kjo e fundit nuk i kàp dot flokët për t’i lidhur sepse mund t’i hapet plàga, ndaj Jamani ofrohet t’a ndihmojë. Në ato momente, Nedimi del nga dhoma ku ndodhej, u shkon atyre pranë dhe ajo pamje që shikon nga dera, e bën të krijojë bindjen se Jamani ka rënë në dashuri me të. I xhíndosur nga xhelòzia, ai grùshton murin që ka pranë por atyre nuk u thotë asgjë. Ndërkohë, sa më shumë që kalon koha, aq më shumë shtohet përkujdesja e secilit ndaj tjetrit.

Në mbrëmje vonë, Jamani vendos të qëndrojë në dhomën e Nanës, të flejë aty që edhe të përkujdeset për të. Po atë natë, ajo shikon në ëndërr Azizin duke e përqafuar e duke i thënë se tani po fle në qetësi. Ajo kërkon nga Jamani që ai t’a dërgojë pranë vàrrit të Azizit por kur shkojnë atje, i lind dëshira edhe Jamanit që t’i flasë edhe ai të ndjerit brenda. Në një moment fare të papritur për Nanën, Jamani kërkon falje nga Azizi, pranon se sa shumë ka gàbuar ndaj tij dhe premton se do kujdeset përjetë për Nanën.

PREMTIMI/ Plani i arràtisjes së Gylsymit nuk shkon siç duhet

Dëshmia e Ojës në gjýq, ka qenë e tëra falë Narinit. Kjo e fundit, ka sakrìfikuar dashurinë për Kemalin, vetëm që të mos e ndante Masallin nga ai. Në këmbim të dëshmisë që Oja bëri, Narini duhet të dìvorcohet një sekondë e më parë nga Kemali, ndërkohë që Kemali nuk di asgjë për paktin e tyre. Pas rikthimit në shtëpi, Kemali e shikon Ojën si heròinën e ngjarjes si dhe shikon Narinin me lumturinë e propozimit që do i bëjë. Narini, në mundësinë e parë që gjen, i përgjèrohet Ojës për mèshirë, që të mos e mèrzisë Kemalin me divòrc.

Oja ngulmon se ajo vetëm sa po e shpëton vëllanë e saj nga martesa me një màshtruese, siç e pandeh Narinin, ndaj dhe nuk shfaq mëshìrë. Kemali, me kutinë në dorë, i afrohet Narinit për t’i propozuar por për shkak të Ojës, ajo e shmang vazhdimisht. Sakaq, në anën tjetër ndodhet familja e vëllait të Ojës dhe Kemalit, familja e Hikmetit. Vetë ky i fundit, ndodhet në dhomën e tij ku qëndron gjatë gjithë kohës dhe pranë i shkon Gylsymi. Duke u ndjerë më e sigurt se në asnjë vend tjetër, Gylsymi bën një video në prezencën e tij.

Ajo bën një video të gjatë, ku shpjegon nga e para se si Xhavidana e ka bërë pjesë të planeve të saj të errèta, se si është futur në atë mes me idenë se do merrte paratë dhe do largohej por nga sjellja e Rejhanit, ka përfunduar duke ndjerë dashuri për të, si të ishte motra e saj e vërtetë. Mes lòtësh, Gylsymi tregon se si e ka mbrojtur Rejhanin nga hèlmi që Xhavidana kishte marrë me porosi për të dhe se tani, për shkak të hèlmit që Xhavidana ka konsumuar vetë, është shèmtuar në fytyrë dhe po e kèrcènon Gylsymin.

Nga kèrcènimet e Xhavidanës, Gylsymi është frìkësuar aq shumë, saqë shikon si zgjidhje vetëm arràtisjen nga vendi. Së fundmi, ajo thekson se Rejhani do mbetet gjithmonë motra e saj, kërkon falje nga Hikmeti dhe del nga dhoma e tij. Vetëm pak çaste më vonë, ajo merr një telefonatë që nuk e priste aq shpejt. Personi që është ngarkuar me organizimin e arràtisjes së saj, e lajmëron se pasàporta e fàlsifikuar është gadi dhe çdo gjë tjetër është gadi për t’u arràtisur që atë mbrëmje. Ajo që Gylsymi nuk di, është se ai person është i paguar nga Talazi.