Për familjen time/Kaani i vardiset Asijes

Kadiri kujdeset për Xhemilenë që ndodhet e vetme në spital, ndërkohë që motrës së tij Asijes, po i vardiset Kaani në klasë, ardhja e të cilit gëzon pafund vetëm Susenin.

Në pushimin mes orëve, Ogulxhani vëren se Harika nuk ka para as për të ngrënë diçka, ndaj ia dërgon ai dhe ajo ia pranon vetëm pasi mëson se edhe ai është në dijeni se ku jeton ajo. Por ligësia e Harikës vazhdon.

Në kthim për në shtëpi, ajo shikon Asijen me Ajbykenë duke pastruar shkallët e një pallati në këmbim të disa të hollave dhe mëse e lumtur, i filmon me telefonin e saj. Ndërkohë, nuk heq dorë nga shfrytëzimi që i bën Ogulxhanit.

Ogulxhani prek paratë që nëna i dha për të paguar faturën e energjisë elektrike. Ato para, ai ia jep Harikës për fustanin që ajo do blejë. Sakaq, ligësia vazhdon edhe nga ana Akifit, i cili e bind Nebahatin se duhet t’a mbajnë edhe pak Kaanin në shtëpi.