PREMTIMI/Jonxha bashkëpunon me Xhemrenë kundër Rejhanit

Masalli vijon të mos flasë ndërsa Kemali vijon të ngulmojë se nuk do e thërrasë njeri Narinin, sado që të vështirësohet situata. Si një baba i devotshëm, ai i shkon pranë së bijës dhe arrin t’a bindë që së paku t’a shikojë në sy kur i flet.

Në anën tjetër ndodhet babai në pritje, Emiri. Ai e zgjon Rejhanin me një dhuratë, me një lojë të fëmijërisë së tij që e ka përgatitur me duart e tij atë mëngjes. Rejhani e lumtur, përlotet nga emocionet që ai i dhuron.

Ajo nuk e di se për ndarjen e tyre po thuret një plan i tërë nga Xhemreja, e cila me forcë e merr edhe ndihmën e Jonxhës. Kjo e fundit, e telefonon Rejhanin pasi Emiri mbërrin në kompani dhe e di që nuk janë pranë njëri tjetrit.

Ajo gënjen duke i dhënë adresën e një vendi ku gjoja Emiri do e presë për surprizë dhe për të mos prishur surprizën, Rejhani nuk flet fare me Emirin por nis të bëhet gadi, ndërkohë që në atë adresë po shkon Xhemreja me plan djallëzor.

AMANETI/ Shoku i Nanës bën veprimin e papritur

Koraji troket në derën e Aishes për të kërkuar falje nga ajo për budallallëkun që bëri, por Aisheja zgjedh të mos i përgjigjet. I irrituar nga e folura saj për Feritin, Koraji bën një veprim të ulët pasi mëson se Aisheja ka mbetur keq për para.

Ai ia vjedh nga çanta edhe ato që i kanë mbetur, në mënyrë që ajo të ketë nevojë për të. Pa e vënë re se çfarë ka bërë Koraji, Aisheja me motrën e saj zbresin në shtëpinë e Feritit për t’a ndihmuar atë dhe Vollkanin me pastrimin e shtëpisë.

Në anën tjetër ndodhet Jamani, që pret me padurim largimin e shokut të Nanës, i cili merr e jep dhurata me Nanën, si dhe fiton pëlqimin e menjëhershëm të Jusufit. Jamani gjen formën, për t’i rikujtuar Nanës se është në orar të punës.

Nana përshëndetet me shokun e saj dhe pandeh se ai largohet menjëherë por para se të largohet, ai zgjedh t’a paralajmërojë Jamanin që të mos ia thyejë zemrën Nanës, duke i treguar se ajo flet shpesh për të dhe rrallë herë fut njeri në jetën e saj.

AMANETI/ Shoku i Nanës paralajmëron Jamanin

Jamani e shikon nga larg Nanën me shokun e saj, pa denjuar t’u afrohet, veçanërisht kur shikon se ato po shkëmbejnë dhurata me njëri tjetrin dhe për më tepër, ai ka fituar edhe pëlqimin e Jusufit.

Jamani bën të pamundurën që t’ua ngecë qejfin në grykë por shoku i Nanës, para se të largohet, e shokon duke i kërkuar atij të mos ia thyejë zemrën Nanës, teksa i tregon se ajo flet gjithnjë për të dhe rrallë herë ndodh të fusë njeri në jetën e saj.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Koraji, i cili nuk qëndron dot pa i trokitur në shtëpi Aishes, të cilës i kërkon shumë ndjesë për sjelljen e papranueshme që bëri, por Aisheja nuk i përgjigjet fare, gjë që do e irritojë Korajin.

Brenda pak sekondash, ai përgjon bisedën mes motrave dhe mëson se ato janë keq me para. Për t’i futur më në vështirësi që më pas të kërkojnë ndihmën e tij, Koraji ua vjedh edhe paratë e fundit që u kanë mbetur në portofol.

Vajza në dritare/Nalani pret në shtëpi Hajriun dhe gruan e tij

Biluri takohet me Rafetin për të punuar në fshehtësi mbi shtëpinë e Nalanit, ndërkohë që kjo e fundit përgatitet për darkimin në shtëpinë e Rafetit, ku më së shumti gëzohet Sedati. Çdo gjë shkon mirë deri në fund e më pas ajo largohet.

Sedati i premton vetes se do bëjë gjithçka është e mundur, që t’a bëjë për vete Nalanin sërish. Gjatë asaj kohe, Nalani rikthehet në shtëpi, ku poshtë shtëpisë shikon Hajriun por nuk i përgjigjet, as ballë përballë dhe as me mesazhe.

Atë mbrëmje, Hafizeja do dorëzojë tek Nalani letrat e Metinit por Nalani është aq e konfuzuar sa as që i hap. Paralelisht, Hajriu pranon para Tyrkanit se dashuron Nalanin dhe do bëjë çdo gjë për të qenë me të, ndaj duhet t’a pranojë divorcin.

Mëngjesin e të nesërmes, ai e shokon Nalanin duke i trokitur në derë sëbashku me Tyrkanin dhe fëmijët e tyre. Ato futen brenda dhe Hajriu sqaron se do divorcohen por Tyrkani e zhgënjen duke thënë se nuk do të divorcohet.

Vajza në dritare/Hajriu kërkon divorcin nga Tyrkana

Sedati pret me padurim darkimin në shtëpinë e tij, sepse e ftuar speciale do jetë Nalani. Kjo e fundit vjen e shoqëruar nga Bilura dhe Hafizeja dhe i gjithë darkimi shkon më së miri. Pas largimit të tyre, Sedati i premton vetes se do e rifitojë atë.

Ndërkohë Nalani rikthehet në shtëpi, ku do gjejë Hajriun duke e pritur por nuk do i përgjigjet. Ajo merr edhe mesazhe nga ai, por sërish nuk i përgjigjet. Ndërkohë, Hajriun po e pret Tyrkani, e cila për herë të parë është zbukuruar.

Ajo shpreson në shpëtimin e martesës së saj por Hajriu i tregon të vërtetën sapo vjen në shtëpi, se dashuria tij është Nalani dhe se për të do luftojë. Ai parashtron temën e divorcit, duke sqaruar se nuk do heqë dorë nga përkujdesja për të dhe vajzat.

Ndërsa Nalani, merr nga Hafizeja të gjithë letrat që babai saj ka shkruar për të, por as që tenton t’i hapë, për shkak të mendjes së konfuzuar, që do i konfuzohet ende më shumë mëngjesin e të nesërmes kur në derë do i trokasë Hajriu me Tyrkanën dhe fëmijët e tyre.

Për familjen time/Asija fiton një armike të re

Ogulxhani kalon çdo limit në pëlqimin e tij për Harikën. Fillimisht, ai i paguan drekën në shkollë dhe ajo e pranon vetëm pasi mëson se ai është në dijeni të varfërisë që i ka zënë. Më pas, ai prek paratë e shtëpisë për të.

Me paratë që do paguante faturën e energjisë elektrike, ai i blen fustan Harikës, e cila i shfaqet shumë e mërzitur që nuk i ka paratë për fustanin që i duhet për festë. Pavarësisht mirësisë së Ogulxhanit, Harika do vazhdojë me ligësi.

 

Në lagjen e tyre, ajo shikon Ajbykenë dhe Asijen duke punuar si pastruese të një pallati dhe mëse e lumtur, u bën video me telefonin e saj. Gjatë asaj kohe, Kadiri po kujdeset për xhemilenë, pa e ditur ç’po ndodh me motrën dhe kushërirën.

Të nesërmen në shkollë, Asija do fitojë edhe urrejtjen e Susenit, e cila kupton se Kaani po i vardiset asaj në klasë. Për Kaanin, do përpiqet edhe Akifi, i cili për shkak të kërcënimit, arrin t’a bindë Nebahatin që t’a mbajnë edhe pak në shtëpi.

Për familjen time/Kaani i vardiset Asijes

Kadiri kujdeset për Xhemilenë që ndodhet e vetme në spital, ndërkohë që motrës së tij Asijes, po i vardiset Kaani në klasë, ardhja e të cilit gëzon pafund vetëm Susenin.

Në pushimin mes orëve, Ogulxhani vëren se Harika nuk ka para as për të ngrënë diçka, ndaj ia dërgon ai dhe ajo ia pranon vetëm pasi mëson se edhe ai është në dijeni se ku jeton ajo. Por ligësia e Harikës vazhdon.

Në kthim për në shtëpi, ajo shikon Asijen me Ajbykenë duke pastruar shkallët e një pallati në këmbim të disa të hollave dhe mëse e lumtur, i filmon me telefonin e saj. Ndërkohë, nuk heq dorë nga shfrytëzimi që i bën Ogulxhanit.

Ogulxhani prek paratë që nëna i dha për të paguar faturën e energjisë elektrike. Ato para, ai ia jep Harikës për fustanin që ajo do blejë. Sakaq, ligësia vazhdon edhe nga ana Akifit, i cili e bind Nebahatin se duhet t’a mbajnë edhe pak Kaanin në shtëpi.

PREMTIMI/Xhemreja futet në dhomën e Emirit

Narini mëson nga Shehrija se Masalli sërish nuk po flet dhe nga shqetësimi për të, u shkon në shtëpi, por Kemali nuk e lejon të futet brenda, edhe pse e dëgjon Narinin që qëndron pas derës, ndaj ajo lë unazën në derë dhe largohet.

Pas largimit të saj, Kemali thërret një psikologe për Masallin dhe ajo i tregon se hapi parë për të filluar terapinë, është që Masalli të pranojë ndarjen nga Narini. Ndërkohë, nipi tij Emiri dhe Rejhani ndodhen në shtëpinë e Merjemit.

Ato kujdesen për Hasanin dhe pasi ajo rikthehet nga puna, Emiri sërish i kërkon që t’i lejojë t’a ndihmojnë me një shtëpi me kushte më shumë, së paku për hir të Hasanit, por Merjemi nuk pranon në mënyrë të prerë.

Paralelisht, Xhemreja takohet me Jonxhën të cilës i kërkon ndihmë për të përfunduar misionin që njëherë filloi por Jonxha refuzon. Në mbrëmje, Xhemreja arrin të futet jo vetëm në oborrin e Emirit por edhe në dhomën e tij.

PREMTIMI/Xhemre tenton të mbysë Rejhanin

Xhemreja takohet me Jonxhën për të kërkuar ndihmën e saj në hakmarrjen që pretendon të bëjë por Jonxha jo vetëm që refuzon, por edhe i përgjërohet të rikthehet në klinikë e të vazhdojë kurimin, gjë që Xhemreja e kundërshton.

Gjatë asaj kohe, e urryera saj Rejhani dhe Emiri, po presin rikthimin e Merjemit në shtëpi për t’iu përgjëruar që të pranojë ndihmë financiare, por më kot. Ato largohen që aty dhe rikthehen në shtëpi, pa e ditur se Xhemreja po i shikon.

Ajo është futur fshehurazi dhe nga ku ndodhet, kupton se Rejhani është shtatzënë. Nga mllefi që vetëm i shtohet, ajo arrin të futet edhe në dhomën e tyre për të mbytur Rejhanin në gjumë por nuk ia del dot sepse vjen Emiri.

Sakaq, xhaxhai Emirit, Kemali, refuzon në shtëpi Narinin, e cila vjen vetëm pasi Shehrija i tregon se Masalli ka hequr sërish dorë nga e folura. E lënduar, Narini lë në prag të derës unazën e martesës dhe largohet.

AMANETI/Nedimi mendon të shesë Jamanin

Nedimi vijon të acarohet me Jamanin për çdo propozim të tij që Jamani ia refuzon, derisa një propozim i vjen vetë Nedimit tek këmbët, nga një armik shumë i fortë dhe i përbetuar i Jamanit.

Ai i ofron një pasuri të madhe në këmbim të një informacioni që e shet Jamanin por Nedimi nuk i përgjigjet dot, as për t’a pranuar dhe as për t’a refuzuar. Ndërkohë Jamani, po pret vizitorin surprizë të Nanës.

Ai acarohet ende më shumë kur shikon që vizitori është mashkull dhe për më tepër po i puth dorën Nanës. Jamani nuk e duron fare atë pamje ndaj largohet për në zyrë, me justifikimin e punës.

Sakaq, Feriti dhe Vollkani drekojnë në shtëpinë e Aishes duke u munduar t’i fshehin kruarjet por në fund fare, Aisheja e mëson dhe nga frika se do ua ngjesin, i përzë nga shtëpia.