Vajza në dritare/ Nalani zbulon mashtrimin e Hajriut

Bilurën e ndalon sërish Muzo nga rrëfimi që ajo do bënte para Nalanit. Në mbrëmje, ai u bashkohet në darkim dhe sjell të gjithë rrobat e bizhuteritë që ka lënë Nalani në shtëpinë e tyre, sepse kështu donte Gylxhihana.

Pas darkimit,  në mendjen e Nalanit mbesin shumë detaje që e bëjnë të shkojë para shtëpisë së Hajriut, pa e lajmëruar, dhe kështu, shikon me sytë e saj gruan dhe fëmijët e tij, e më pas u troket në derë për t’u ballafaquar.

Gjatë asaj kohe, Hafizeja shkon fshehurazi të takojë në spital Metinin, babanë e Nalanit që është në prag të vdekjes por mes lotësh, ajo i përgjërohet të mos e lëshojë veten sepse Nalani ka nevojë për ndihmë babai.

Larg tyre, ndodhet Sedati, i cili tanimë është fiksuar pas Nalanit, aq sa nuk e kontrollon veten, ndaj vendos që të marrë kurim profesional nga një psikologe, në një spital.

AMANETI/ Jamani i bën një premtim Nanës

Feriti sajon një kurth për të shpëtuar Aishen por Ertami e kupton dhe reagon në kohë, duke e çuar bosh gjithë planin e Feritit. Megjithatë, Aisheja nuk qëndron duarkryq por gjen formën për t’a goditur Ertamin.

Ajo ia mbath prej tij dhe po me telefonin e tij, i dërgon mesazh Feritit. Atë mesazh do e lexojë Koraji në vend të Feritit dhe do nevrikoset shumë që edhe Aisheja kërkon ndihmën e Feritit, ashtu si vajza e saj, Doa.

Ndërsa në anën tjetër ndodhet Jamani me Nanën, të cilët po kalojnë një kohë shumë cilësore në pyll, ndërkohë që në shtëpi kanë lënë Ajnurin mëse xheloze dhe që nevrikoset nga ajo xhelozi.

Në një moment, Nana nis të qajë nga frika se mos Jamanit apo Jusufit u ndodh diçka e keqe dhe mund t’i humbasë siç ka humbur gjithë familjen e saj por Jamani i premton se diçka e tillë nuk do ndodhë.

AMANETI/ Nana përlotet për Jamanin dhe Jusufin

Ajnuri vijon të jetë xheloze për Jamanin dhe Nanën, ndërkohë që ato po kalojnë një kohë shumë cilësore, ku Nana shpreh gjithë shqetësimin e saj mes lotësh, se mos do e humbasë edhe atë e Jusufin, siç ka humbur familjen e saj dikur.

Ajo i kërkon të jetë sa më i lumtur, sëbashku me Jusufin, e të mos i krijojë vetes armiq të tjerë, gjë për të cilën Jamani i premton se do jetë shumë i kujdesshëm dhe nuk do u ndodhë asgjë asnjërit prej tyre.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, i cili krijon një kurth ku pretendon të bjerë Ertami dhe rrjedhimisht të shpëtojë Aishen por Ertami e kupton dhe nuk bie në atë kurth. Megjithatë, Aisheja ia del t’a godasë e t’ia mbathë prej tij.

Ndërmjet telefonit të Ertamit, ai i dërgon mesazh Feritit, por ai mesazh nuk bie në duart e Feritit. Mesazhin e lexon Koraji, i cili nevrikoset që edhe Aisheja kërkon ndihmë nga Feriti dhe jo nga ai.

Vajza në dritare/ Muzo i tregon Bilurës paktin me Hajriun

Bilura nuk duron dot por takohet me Muzon për t’i rrëfyer atij dyshimet se Hajriu mund të jetë i martuar. Tronditja për të ndodh kur Muzo ia pranon diçka të tillë dhe i tregon për paktin që ka bërë me Hajriun.

Të dy irritohen pafund nga rehatia me të cilën Hajriu ka pranuar se është i martuar por bien dakord se mund t’a dëmtojnë atë më shumë duke mos i treguar Nalanit të vërtetën, që të zhgënjehet më shumë e të heqë dorë nga ai gjithmonë.

Ndonëse jep fjalën, Bilura nuk e fsheh dot mllefin kur e gjen Hajriun në shtëpinë e Nalanit dhe kjo e fundit e vëren. Sakaq, në anën tjetër, Gylxhihana dhe Rafeti mësojnë se çfarë u ka ndodhur djalit të tyre të vogël, Sedatit.

Ato mbërrijnë në spital me shumë nxitim dhe ende më shumë trishtohen kur e dëgjojnë atë duke folur shumë ashpër për veten e tij, sikur nuk ka asnjë vlerë për të jetuar.

Vajza në dritare/ Muzo vendos të mos i tregojë Nalanit të vërtetën e Hajriut

Selena dhe Leventi nuk arrijnë t’i shpëtojnë vigjilencës së Gylxhihanit , e cila mëson çfarë i ka ndodhur Sedatit. Atë bisedë mes tyre e dëgjon edhe Rafeti, por nuk reagon fare.

Rafeti i drejtohet spitalit dhe mbërrin para Gylxhihanit dhe Selenës, ku të gjithë mërziten dhe mbesin pa fjalë kur Sedati flet si mos më keq për veten e tij, sikur nuk ka asnjë vlerë si person.

Paralalelisht, vëllai i tij Muzo po takohet me Bilurën, me kërkesën e kësaj të fundit. Ajo i tregon dyshimet për Hajriun dhe gruan e panjohur për të, mbrëmjen e kaluar. Për shokimin e saj, Muzo pranon se Hajriu është i martuar.

Ai, Bilura dhe Hafizeja bien dakord që t’a lënë Hajriun të fundoset, duke mos i treguar Nalanit të vërtetën, derisa ajo t’a zbulojë vetë. Bilura premton por mllefi për Hajriun i shfaqet në fytyrë kur e gjen atë në shtëpinë e Nalanit.

Për familjen time/ Kadiri i del në mbrojtje Xhemilesë

Asija mëson se Doruku ia ka rregulluar punën ndërmjet Okanit dhe zemërohet shumë për këtë. Zemërimi saj shkakton nevrikosje tek Doruku i cili i largohet dhe i gëzohet dhuratës së re që Akifi i ka bërë, makinës sportive.

Të gjithë çuditen me bujarinë e Akifit ndërsa të nesërmen, fëmijët çuditen kur shikojnë që Harika shkon në shkollë me autobuz dhe jeton në lagjen e tyre. Për hir të Suzanës, Omeri u kërkon të gjithëve të heshtin për këtë gjë.

Por Harikës vetëm sa do i kanoset rreziku çdo moment e më tepër sepse në mbrëmje, shoqet e saj i shkojnë para shtëpisë për t’a marrë. Ato e telefonojnë ndërsa Harika thotë se nuk është në shtëpi, pavarësisht se dritat janë ndezur.

Frika e vërtetë, atë natë do kaplojë Xhemilenë, e cila merr të largohet pasi të gjithë mësojnë se çantën me para ua ka marrë ajo. Përveç Asijes, askush nuk bie dakord me Kadirin, i cili ngulmon të jenë strehë për Xhemilenë.

Për familjen time/ Doruku mërzitet nga sjellja e Asijes

Berku largohet nga dhoma e Ajbykesë para se të vijë Shengyli, e cila nuk dyshon për asgjë. Lumturia e saj zgjat edhe të nesërmen, kur shikon që Harika po futet në minibus për të shkuar në shkollë, nga lagjia tyre.

Omeri e detyron të heshtë, sepse i ka dhënë fjalën Suzanës, ndaj ajo dhe të tjerët heshtin. Sakaq, Asija do zemërohet kur do mësojë nga Tollga se punën e këndimit ia ka rregulluar Doruku për t’i ofruar asaj një mundësi parash.

Doruku nevrikoset që Asija nuk lumturohet për këtë detaj dhe vendos të mos i shkojë nga pas. Ai i gëzohet bujarisë së Akifit ditët e fundit, i cili e surprizon me një makinë të re, ende më të shtrenjtë.

Mërzia e vërtetë do i kaplojë të gjithë në mbrëmje kur të mësojnë rastësisht se Xhemileja është shkaktarja e humbjes së parave të tyre. Ajo turpërohet dhe merr të largohet por Kadiri nuk e lejon.

PREMTIMI/ Kemali dhe Narini i japin fund martesës së tyre

Rejhani largohet mëse e lumtur nga spitali, pa ditur gjë se një tjetër mjeke ka vënë re diçka të frikshme tek ajo dhe për këtë do mbledhë stafin e mjekëve për të analizuar nëse ajo shtatzëni mund të vazhdohet apo jo.

Ndërkohë Rejhani, përpunon çdo ndjenjë të konfuzuar dhe vendos t’a falë Gylsymin për gjithçka, duke u mbështetur në ndjenjat e bukura që i ka falur dhe vetsakrifikimin që bëri për të.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kemali me Narinin, të cilët i japin fund martesës së tyre, pa e ditur askush përveç Narinit se Oja është shkaktarja. Oja nuk e fsheh dot gëzimin e saj, që bie në sy edhe të Shehrijes dhe Hëzërit.

Ato të dy, do gjejnë kritika edhe nga Kemali që për shkak të lëndimit nga Narini, është mëse i gatshëm të ulërasë, ndaj dhe u flet ashpër që e sollën Masallin në sallën e gjyqit, pa e vënë atë në dijeni.

PREMTIMI/ Mjekët vërejnë diçka shqetësuese tek shtatzania e Rejhanit

Masalli nuk dëshiron të shkëputet nga Narini dhe për këtë qan me dënesë, derisa Kemali zemërohet dhe i ulëret. Ai dhe Narini futen në sallën e gjyqit dhe i japin fund martesës së tyre, njëherë e mirë.

Ndarja shkakton mërzi tek secili prej tyre, ndaj dhe veçohen nga të gjithë, duke qëndruar vetëm nën shoqërinë e kujtimeve. Personi i vetëm që i gëzohet ndarjes së tyre është Oja.

Gëzimi i saj e çudit së tepërmi edhe Shehrijen edhe Hëzërin por assesi nuk dyshojnë se ajo ka gisht. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Rejhani, e cila vendos t’a falë Gylsymin për çdo gjë.

Ajo hap një gropë dhe varros mes lotësh varësen me fotografinë e saj, në një kohë që për të po bisedon një grup mjekësh, të cilët kanë vënë re diçka të frikshme në shtatzëninë që ajo po kalon.

AMANETI/ Jamani i premton Nanës ndihmë për shqetësimin e saj

Nana dhe Jamani shtojnë xhelozinë e Ajnurit duke kaluar natën larg shtëpisë dhe pa Jusufin. Për më tepër, ato përfundojnë duke fjetur brenda së njëjtës çadër sepse tjetra prishet aksidentalisht.

Jamanin nuk e zë gjumi dhe e gdhin ditën e nesërme ndërsa Nana zgjohet plot energji por me mendime për avokatin e pasurisë që u zhduk pa gjurmë. Jamani dhe Nana dyshojnë se ka gisht Idrisi në atë zhdukje.

Jamani premton se do e zgjidhë ai dhe Nana vazhdon ditën e qetë, me ngacmimet ndaj tij. Sakaq, ajo ditë do fillojë me shumë tension për Neshenë dhe Doanë që mësojnë se Aisheja është rrëmbyer.

Neshe lajmëron menjëherë Feritin, i cili nis kërkimet pa humbur asnjë moment, në një kohë që Aisheja frikësohet për jetën e saj sepse rrëmbyesi i betohet se do i japë fund asaj dhe jetës së tij, meqë për të nuk ka më shpëtim.