Sekrete familjare/ Xhejlina nuk i përgjigjet pyetjes së nënës së saj

Xhejlina zìhet ngushtë nga nëna saj, e cila dëshiron të dijë me patjetër se si qëndron e vërteta e martesës me Ilgazin. Xhejlina insiston se ajo martesë ishte e vetmja rrugëdalje për situatën në të cilën ndodheshin por përgjigjia nuk mjafton sepse nëna e saj do të dijë nëse tani që nuk ka asnjë dètyrim për të qëndruar e martuar, po qëndron se është e dashuruar me Ilgazin. Asaj pyetjeje, Xhejlina nuk i jep përgjigje dhe për fat, është po Ilgazi ai që e shpëton nga situata sepse i shkon poshtë shtëpisë.

Xhejlina zbret pranë tij dhe e dëgjon në vendimet e reja që ai ka marrë për jetën e tij profesionale, si dhe aprovon me kokë dhe përqafim se do jetë krah tij në atë hap të ri të jetës, ashtu siç Ilgazi i kërkoi të ishte. Paralèlisht, për Xhejlinën po flet edhe Sedaja me Jektain që duan me patjetër t’a rikthejnë atë në bùrg. Jektai nuk e di se Seda ndodhet aty me urdhër të Merdanit, gjyshit të Ilgazit dhe Çinarit, të cilit ajo i jep rapòrt ditor se çfarë ndodh në zyrën e Jektait. Për më tepër, ajo shpreh pàkënaqësi për Xhunejtin.

Sipas Sedasë, ai ka një sjellje aq të ftohtë dhe të shèmtuar ndaj saj, saqë ndonjëherë e bën të mendojë se tek ai ka ndonjë gjë të fshèhtë e të dýshimtë. Jektai, i cili ka besim të vèrbër tek Xhunejti, e përqèsh Sedanë dhe i thotë me bindje se ajo po e shikon situatën gàbim. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Ereni, në etapën e re dhe të paprìtur të jetës së tij pasi në një moment, u bë baba i një adoleshenteje. Përveç Erenit, të fshèhtën e Ozlemit e ka mësuar edhe vetë vajza, Tuçja, e cila tanimë refuzon të kthehet në shtëpinë ku jetonte.

Ajo qëndron pranë Erenit me ngulmim, edhe pse Ozlemi i shkon pranë duke iu përgjèruar që të kthehet në shtëpi para se babai i saj t’a mësojë se është larguar, por me insistim, Tuçe thotë se babai saj është Ereni dhe nuk ia ndjen për tjetër njeri. Ndërkohë, një ngàtërrim mes babait biològjik dhe atij jobiològjik, duket se do ndodhë edhe tek Zymryti. Bashkëshorti i saj, xhaxhai i Xhejlinës dhe Ajlinit, jep i lumtur làjmin e shtatzènisë së Zymrytit, pa e ditur dhe pa dýshuar se ajo e ka tràdhtuar. Ai làjm, do hèdhë bòmbèn në shtëpinë e Xhejlinës sepse të gjithë mendojnë se ai fëmijë është i Osmanit.

Sekrete familjare/ Xhejlina pranon kërkesën Ilgazit

Me urdhër të gjyshit të Çinarit dhe Ilgazit, Seda dètyrohet të punojë pranë Jektait. Ky i fundit, beson se tanimë atë e ka një ùshtàre besnike dhe për këtë i bën të gjitha planet me të, se si t’a rikthejnë Xhejlinën në bùrg. Por përveç çështjes së Xhejlinës, Seda ndan me të edhe shqètësimin që i jep Xhunejti, i cili hapurazi nuk e pëlqen atë. Jektai e merr me të qeshur dhe i sugjeron të mos interesohet aspak nëse Xhunejti e pëlqen apo jo. Gjatë asaj kohe, Xhejlina për të cilën ato po flasin, ndodhet para nënës së saj dhe pyetjes së vèshtirë që ajo i bën.

Nëna e Xhejlinës kërkon të dijë nëse e bija është e dashuruar pas Ilgazit apo jo, ndërsa Xhejlina jep shumë përgjigje të tërthorta por asnjë konkrete apo të drejtëpërdrejtë. Biseda e tyre e sìkletshme do ndërpritet pikërisht për shkak të Ilgazit, që ndodhet jashtë shtëpisë së tyre duke e pritur Xhejlinën. Ajo zbret dhe dëgjon me vëmendje Ilgazin, i cili shkurtimisht i kërkon asaj të jetë krah tij në hapin e ri që ai do hedhë. Xhejlina i afron duart dhe pranon të jetë gjithmonë krah tij.

Sakaq, shoku i tyre i ngushtë, Ereni, do përballet mëngjesin e të nesërmes me një situatë tepër të sìkletshme. Tanimë edhe Tuçja e di që ato janë baba e bijë por nëna e saj Ozlemi, nuk e pranon assesi Erenin si babanë e fëmijës së saj. Ajo u mbin në shtëpi që herët në mëngjes, duke iu lutur Tuçes që të rikthehen në shtëpinë e tyre para se babai t’a marrë vesh se ajo është larguar por Tuçe insiston se babai i saj është Ereni dhe nuk ia ndjen për tjetër njeri. Sado që Ozlemi insiston, Tuçja nuk largohet me të por qëndron me Erenin.

Paralèlisht, duket se një tjetër fëmijë do vijë në jetë duke iu prezantuar dikush tjetër si baba, në vend të babait biològjik. Làjmi i madh se Zymryti është shtatzènë, do e gëzojë shumë xhaxhanë e Xhejlinës dhe Ajlinit, i cili prej vitesh donte një fëmijë, por ashtu si nëna e vajzave, edhe Ajlini dhe madje vetë Osmani, mendojnë se ai fëmijë mund të jetë i tij. Ato panìkosen nga frìka por Osmani nuk e shfaq dhe largohet për në punë, ku pas shumë përpjekjesh, gjen guximin t’i dërgojë mesazh Zymrytit për t’a pyetur nëse fëmija është i tij.

AMANETI/ Jamani mëson se çfarë i ka bërë Idrisi

Koraji është shumë xhèloz për Aishen dhe Feritin ndaj dhe përpiqet shumë që t’u shkojë atyre nga pas por teksa i vëzhgon në fshèhtësi nga larg, atij i përdridhet këmba dhe nuk mundet dot të ecë. Ndërkohë Aishja me Feritin që nuk kanë aspak dijeni për të, vazhdojnë rrugën normalisht. Ato futen në hotelin lùksoz ku paraqiten si çift por kjo nuk do e ndalojë prònaren e hotelit që të flìrtojë me Feritin. Flìrtimi i dyanshëm mes tyre bën që Aisheja të bëhet shumë xhelòze por edhe nuk reagon dot.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana. Nga sèkretarja e Azizit, ajo arrin të sigurojë ditarin e tij. Mes fletësh, asaj i tërheq vëmendjen faqja në të cilën ka përmendur Jamanin. Sipas alùdimit të hershëm të Azizit, një person i tretë mund të jetë duke tentuar që t’i fusë ato të dy në àrmìqësi por Azizi vdìq pa e zgjidhur situatën se ishte pikërisht i vëllai që po e bënte atë gjë. Nanës i shkon menjëherë në mendje Idrisi por fillimisht, i duhet të sigurohet se është ai. Paralèlisht, Jamani i është vënë nga pas të gjithë àrmìqve të tij.

Një e nga një, ai u ushtron dhùnë dhe u bën tortùra të frìkshme që ato të flasin e të tregojnë nëse kanë qenë ato që ia kanë bërë atèntatin edhe Zijait edhe Nanës, por në secilin prej tyre bindet nga përgjigjet që nuk kanë qenë ato. Ai largohet duke i lënë në mesin e panìkut, përveçse tek Idrisi. Këtë të fundit, ai e dërgon para vàrrit të Azizit, e mban të shtrirë në tokë dhe e tortùron që të flasë por Idrisi nuk e pranon assesi. Megjithatë, Jamani largohet prej tij duke i theksuar se e ka gjthmonë një sy tek ai.

Në gàbimin e parë, nuk do e falë por do e bëjë të paguajë për çdo gjë. Koha kalon dhe Jamani rikthehet në shtëpi. Ai dëgjon Nanën që thotë se do dalë për një kontroll gjòja tek dentisti dhe me ngulmim, Jamani vendos t’a shoqërojë por rrugës merr një telefonatë nga Feriti që e drejton për tek Idrisi, nga informacionet që ka marrë lidhur me çfarë Jamani i kërkoi. Sëbashku me Nanën, Jamani del para Idrisit dhe i drejton atij àrmèn për çfarë ka dashur të bëjë ndërsa ai i ulet para këmbëve duke iu përgjèruar me lòt në sy që t’a falë edhe këtë herë.

AMANETI/ Nana lexon një detaj të rëndësishëm në ditarin e Azizit

Jamani është i vendosur të gjejë se cili nga àrmìqtë e tij ia ka kèrcènuar jo vetëm Zijain por edhe Nanën, si dado e Jusufit. Ai i zè një nga një dhe i tortùron derisa bindet nga përgjërimet dhe përbetimet e tyre se nuk kanë qenë ato. Gjatë kohës që Jamani kalon nëpër duar secilin nga àrmìqtë e tij, Nana telefonon sèkretaren e Azizit dhe ndërmjet saj arrin të marrë ditarin që vëllai i saj ka pasur. Në një nga faqet e atij ditari, Azizi ka shkruar për marrëdhënien e tij me Jamanin, se mendon që dikush tjetër po mundohet t’i bëjë ato àrmìq.

Në mendjen e Nanës shkon menjëherë Idrisi por duke mos qenë e sigurtë, dètyrohet të mos flasë për momentin por vetëm të betohet se do e zgjidhë atë çështje një moment e më parë. Teksa Nana mendon që fàjtori i asaj situate mund të ketë qenë në fshèhtësi Idrisi, këtë të fundit e zè Jamani dhe e dërgon para vàrrit të Azizit, duke e kèrcènuar aty se mund të vdèsë edhe ai në çast. Të njëjtat pyetje i bën edhe Idrisit por edhe ai i mohon të gjitha. Ndonëse nuk bindet dot se ai është fàjtori, inàti i Jamanit ndaj tij është më i freskët.

Jamani i betohet se e ka gjithmonë një sy mbi të, duke e kontrolluar dhe duke pritur gàbimin e tij të parë që t’i japë fùnd. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti me Aishen që po bëjnë gjòja pushime në një hotel luksoz por në të vërtetë janë thjesht në një mision sèkret pòlicor, me qëllim shkàtërrimin e një bàndè të madhe krìmìnale. Në atë hotel ku paraqiten si çift, ato mirëpriten  nga vetë prònarja, që është një zonjë e re dhe shumë e kuruar. Flìrtimi saj i menjëhershëm me Feritin, do ngjàllë xhelòzi tek Aishja.

Biseda mes tyre, do ndërpritet nga një telefonatë pune për Feritin. Ajo telefonatë ka lidhje me kërkimet që po bëheshin për atë çfarë i kërkoi Jamani, ndaj dhe Feriti e telefonon menjëherë Jamanin për t’i thënë se ka shumë gjasa që pas atij atèntati qëndron një Jahjaollu. Jamani që rastësisht ndodhet në makinë me Nanën, mbërrin me nxitim në shtëpinë e Idrisit, ku bashkë me Nanën i del atij para dhe i bën çdo akùzë që ai meriton, ndërsa Idrisi i kàpet nga këmbët duke iu përgjèruar që t’a falë edhe këtë herë e të mos e vràsè.

Vajza në dritare/ Nalani nuk e pranon dhuratën e Sedatit

Muzaferi fton Hajriun në dhomën e tij për të biseduar mbi lejet e shpeshta që Hajriu ka marrë. Ndonëse e di arsyen, Muzo hiqet sikur nuk e di dhe e lë Hajriun të flasë. Hajriu, pa përmendur emrin e Nalanit, thotë se ka një të dashur me të cilën duhet shumë por po përjetojnë pròbleme për shkak të nënës së saj. Me finesë, Muzo i sugjeron që të mos e ndajë vajzën nga familja sepse në fund të çdo gjëje, familja është më e shtrenjtë se çdo gjë. Duke mos rënë dakord me mendimin e Muzaferit, Hajriu largohet që aty.

Ashtu si Muzaferi, edhe nëna e tij Gylxhihana po bën përpjekjen e saj për martesën e còpëtuar të Sedatit me Nalanin. Për të larguar Xhanën që qëndron si një re e zezë mbi to, Gylxhihana kërkon ndihmën e Xhavitit, pasi nuk ka guxim t’i flasë Rafetit për shtatzëninë e saj. Gylxhihana i tregon detajisht edhe se si e ka kèrcènuar Xhana, edhe që nuk e mendon zgjidhje t’i nènshtrohen atij kèrcènimi sepse nuk do zgjidhte asgjë. Xhaviti e dëgjon deri në fund dhe e merr përsipër, duke i kërkuar asaj që vetëm të mos shqètësohet më për atë çështje.

Por, për atë martesë nuk do mundohet vetëm Gylxhihana me Muzon. Sedati përpiqet t’i marrë vetë në duar frerët e asaj martese dhe si hap i parë, i blen Nalanit një buqetë me trëndafila, duke përdorur ato pak para që i kanë mbetur nga buxheti që Rafeti i ka dhënë. Për të mos e acàruar, ai nuk ia dërgon vetë por ndërmjet një korrieri. Nalani i merr lulet duke qenë me Hajriun në shtëpi dhe menjëherë i hèdh në koshin e mbèturinave që ka ngjitur. Sedati ndërkohë, ishte i bindur se do merrte një telefonatë apo së paku një mesazh nga Nalani.

Në mungesë të njërës dhe tjetrës, ai irrìtohet aq shumë saqë shkon t’a nxjerrë inàtin me pije, dhe pi aq shumë, saqë humbet kontrollin se çfarë po bën. Ai mbërrin para shtëpisë së Bilurës duke kërkuar Nalanin me ulèrima, sa e dëgjon e tërë lagjia. Dètyrimisht, Nalani e merr brenda në shtëpi sepse Sedatin as që e mbajnë këmbët. Hajriu largohet i irrìtuar atë natë por mëngjesin e të nesërmes pajtohen sapo takohen. Ato shkojnë sëbashku të shikojnë për shtëpinë që do marrë Nalani me qera por Ferideja që i vëzhgon fshèhurazi, tmèrrohet duke menduar se ato do bashkëjetojnë.

Vajza në dritare/ Muzo këshillon Hajriun për Nalanin

Muzo fton Hajriun në zyrën e tij për të biseduar, por jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Hajriu vijon të pranojë se ka një të dashur dhe kur flet për të, ka në mendje Nalanin por emrin nuk ia thotë. Ai përgjigjet përciptazi se e dashura e tij ka pak pròbleme me familjen për lidhjen e tyre ndërsa Muzo i thotë drejtëpërdrejtë se nëse ai e do të dashurën, nuk duhet t’a ndajë nga familja e saj assesi. Ndërkohë që ato flasin, edhe nëna e Muzos po mundohet për martesën e Sedatit me Nalanin.

Ajo i shkon pranë Xhavitit në zyrën e tij, për t’i kërkuar ndihmë. Detajisht, Gylxhihana i shpjegon kèrcènimin e Xhanës dhe ndihma që kërkon nga ai, është që t’a largojë sa më shumë nga jeta e tyre, jo t’i përùlen kèrcènimit të saj. Sakaq, edhe vetë Sedati po përpiqet për martesën e tij. Ai përgatit një buqetë modeste lulesh me paratë që i kanë ngelur në xhep dhe ndërmjet një korrieri ia dërgon Nalanit. Në atë moment, Nalani ka në shtëpi edhe Hajriun që po gatuan për të. Ai mèrzitet kur shikon lulet por lumturohet që Nalani i hèdh menjëherë në kòsh.

Sedati që po pret përgjigje nga Nalani dhe mbetet thatë, vendos t’a nxjerrë mèrzinë e tij duke pirë. Pasi humbet kontrollin në vete nga pirja e tepërt, ai shkon para shtëpisë së Bilurës dhe nis të ulèrasë me zë të lartë teksa kërkon Nalanin. Kjo e fundit dètyrohet t’a marrë e t’a fusë brenda në shtëpi sepse Sedatin as që e mbajnë këmbët. Mirëkuptimi i Nalanit ndaj gjendjes së Sedatit, do sjellë hàtërmbetjen e parë mes saj dhe Hajriut, i cili rrjedhimisht, për shkak të situatës, largohet.

Nalani lajmëron familjen e Sedatit që ai ndodhet tek ajo dhe këtë e bën vetëm që ato të mos meràkosen por ai mesazh kèqkuptohet dhe të gjithë mendojnë se janë pajtuar. Mëngjesin e ditës tjetër, gjërat do marrin një rrjedhë tòtalisht ndryshe. Nalani lë Sedatin ende në gjumë dhe largohet nga shtëpia duke gènjyer Feridenë por kjo e fundit i vìhet nga pas dhe hap pas hapi, e ndjèk derisa shikon e dëgjon që Nalani do marrë një shtëpi me qera. Për shkak se Hajriu ndodhet pranë Nalanit, Ferideja e kèqkupton dhe pàndeh se ato do fillojnë të bashkëjetojnë.

Për familjen time/ Suzana nuk i tregon Omerit që është djali i saj

Videoja që ka përgatitur Mazllumi me Kadirin, do u shkaktojë të gjithëve lòtë që u rrjedhin rrëke, pa ndalim, edhe pasi videoja përfundon. Shengyli që gjithashtu emocionohet, vendos të darkojë edhe atë natë me fëmijët, të cilëve vazhdimisht u thotë se janë një familje të gjithë bashkë, por pas atyre fjalëve, Omeri nuk duron më dhe në prezencë të të gjithëve, i përplàs asaj paratë e Suzanës që janë dhuruar për to por që Shengyli kurrë nuk ua ka dhënë e as nuk u ka treguar. Përveç Orhanit dhe Kadirit, të gjithë shtàngen.

Shengyli jo vetëm që i shtàng të gjithë por edhe i zhgènjen fëmijët e saj, të cilët nuk pajtohen me vendimin e saj, as kur ajo tregon se me ato para ka paguar shkollën e tyre. Kadiri përpiqet të qetësojë ujërat, pranon fjalët e Shengylit se sidoqoftë ai do i kishte kthyer ato para njësoj si të Akifit dhe madje, e përgëzon Shengylin që i ka përdorur për shkollën e fëmijëve. Për fëmijët, biseda mbyllet me aq por për Orhanin jo. Menjëherë të nesërmen, ai telefonon kompaninë e mobilieve të reja që Shengyli ka marrë.

Orhani i kthen mbrapsht duke kërkuar të marrë paratë që Shengyli i ka përdorur fëmijëve por veprimi tij vetëm sa nxìt një uràgan më të furìshëm brenda gruas së tij. Ajo i përplàs në fytyrë faktin që e di për lidhjen mes Suzanës dhe Omerit dhe e fàjëson Orhanin që po ndan një fëmijë nga nëna, duke e ditur. E irrìtuar pafund, Shengyli troket në derën e Suzanës, ku Omeri dhe Kadiri po vazhdojnë punën duke lyer. Shengyli i kërkon Suzanës që të bisedojnë diku veçmas dhe Suzana pranon pa hezituar.

Ndërkohë, Orhani telefonon Kadirin për t’a paralàjmëruar se çfarë mund të bëjë Shengyli ndaj Kadiri përpiqet t’a ndalojë Shengylin pa e kuptuar Omeri se çfarë po ndodh, por nuk ia del dot, sepse tanimë Shengyli e ka rrëfyer të vërtetën, se Omeri është djali i saj. Ndonëse Suzana e mëson, Omerit nuk i thotë njeri asnjë fjalë dhe ai vazhdon të mos e dijë. Paralèlisht, në shkollë, motra e tyre Asija mèrzitet nga Berku që i tregon rregjistrimin zanor që i ka bërë Dorukut duke folur për të. Ajo i tregon Dorukut dhe ia kërkon llògari nga Berku por ky i fundit ngulmon se po i bën mirësi duke e larguar nga një vàrfanjake.

Për familjen time/ Suzana mëson se Omeri është djali i saj

Para familjes së fëmijëve jetìmë dhe familjes së Orhanit, do shfaqen pamjet filmike të të ndjerëve, vëllait të Orhanit dhe gruas së tij. Ashtu si fëmijët e përmalluar për prindërit, edhe gjithë të tjerët do lòtojnë nga ajo video. Në përfundim, Shengyli u gatuan fëmijëve dhe ulen të gjithë sëbashku rreth sofrës, ku ajo thekson vazhdimisht se janë një familje, por Omeri nuk duron dot më. Ai ia përplàs në fytyrë që po të ishin një familje, ajo nuk do ua kishte vjèdhur paratë që Suzana u ka lënë ndërmjet saj, pak pas vdèkjes së prindërve.

Në atë tavolinë, vetëm fëmijët nuk e dinë atë ngjarje. Shengyli dètyrohet t’a pranojë dhe kështu zhgènjen djalin e vajzën e saj, por edhe u kujton se pak ditë para parave të Suzanës, ajo ka marrë para nga Akifi dhe ua ka dòrëzuar atyre por ato nuk i kanë prannuar dhe i kanë kthyer mbrapsht. Me bindje, Shengyli thotë se ato do bënin të njëjtën gjë me paratë e Suzanës, prandaj dhe nuk ua ka dhënë. Kur tregon se paratë i ka përdorur për rregjistrimin e fëmijëve të saj në shkollë, Kadiri e përgëzon.

Ai ul gjàkrat duke e pranuar se do ia kishte kthyer paratë Suzanës dhe thotë se sidoqoftë, Shengyli i ka përdorur për një kaùzë shumë të mirë. Darka mbyllet me aq ndërsa të nesërmen në shkollë, një prej fëmijëve do lèndohet sërish. Ai fëmijë do jetë Asija, të cilës Berku do i tregojë dhe kèq interpretojë bisedën me Dorukun që ai ka rregjistruar një natë më parë, ku ngjan sikur Doruku do e pranojë Asijen vetëm sepse do e ndryshojë dhe do e bëjë si vetja. Asija mèrzitet shumë dhe nuk e mban për vete por ia tregon edhe Dorukut.

Para Dorukut që kërkon menjëherë llògari, Berku thotë se po i bënte nder atij sepse nuk duhet t’a ùlë nivelin duke pasur një të dashur aq të vàrfër. Sakaq, shkolla përfundon dhe Omeri largohet për në shtëpinë e Suzanës sëbashku me Kadirin. Teksa punojnë, Shengyli u troket në derë dhe kërkon të flasë vetëm për vetëm me Suzanën. Orhani ndërkohë telefonon Kadirin për t’i thënë t’a ndalojë Shengylin sepse ajo do i tregojë Suzanës për Omerin por Kadiri u shkon pranë vonë, pasi është rrëfyer çdo gjë tek Suzana.

PREMTIMI/ Rejhani merr përsipër të kujdeset për fòshnjën e bràktisur

Fòshnja që po mban Gylsymi, Hasani, bën shumë zhurmë, aq sa dëgjohet deri tek Rejhani. Kjo e fundit, futet në dhomë dhe shtànget nga fòshnja, për të cilin Gylsymi i thotë se nëna e Hasanit do operohet dhe bashkëshorti do i qëndrojë pranë për t’u përkujdesur sepse nuk kanë të afërm në qytet, ndaj dhe nuk kishin ku t’a linin fëmijën. Rejhani e përgëzon që po e ndihmon shoqen në një situatë të vèshtirë dhe gjithashtu vetë, ofrohet t’a ndihmojë Gylsymin me përkujdesje ndaj të voglit.

Mirëpo, dikush nuk është dakord me atë vendim. Ai person është Xhavidana, e cila ulèret nga irrìtimi që ato të dyja kanë sjellë një tjetër të paftuar në shtëpi dhe e irònizon Rejhanin në çdo përgjigjet. Gjithashtu, Xhavidana nuk e beson aspak historinë që jep Gylsymi dhe në këtë rast, ka të drejtë. Nëna e Hasanit ia ka mbàthur nga bashkëshorti saj pròblematik dhe i rrezìkshëm. Për të mos rrezìkuar edhe të voglin e saj, ajo nuk e ka marrë edhe atë me vete dhe ndërkohë, babai i Hasanit nuk po kërkon vetëm gruan por edhe të birin.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini, përballë Ojës dhe Erhanit që sapo dhanë làjmin e madh të martesës së tyre. Narini bindet se nuk ka rrugë tjetër veçse të rrëfejë gjithë të vërtetën e së shkuarës së saj me Erhanin, si dhe të tashmen, që ai i ka shkuar nga pas gjatë gjithë kohës dhe është çmèndur ende më shumë në çdo refuzim që ajo i ka bërë, prandaj dhe ka vendosur të përdorë Ojën për t’iu afruar. Fjalët e Narinit, ngjajnë si të pàbesueshme edhe për Kemalin edhe për Ojën, e cila largohet nga shtëpia pasi Erhani i konfirmon fjalët e Narinit.

Pas largimit të Ojës, Kemali rrèh Erhanin dhe më pas e dèbon nga shtëpia, ndërsa Narinit nuk i flet fare me gojë. Narini, në heshtje por mes lòtësh, përgatit valixhen e saj dhe del para Kemalit, për t’i thënë fjalët e fundit. Ajo i betohet se ka dashur t’i tregojë shumë më përpara por nuk i janë krijuar kushtet. Gjithashtu i tregon edhe për thìkën e parë pas shpine që ka marrë nga Erhani kur ai e ka bràktisur teksa po arràtiseshin nga Azèrbàjxhani për shkak të Xhafer màfìozit. Ndonëse i tregon të gjitha, Kemali nuk përgjigjet ndaj Narini largohet.

PREMTIMI/ Narini i tregon të vërtetën Kemalit dhe Ojës

Narini qëndron përballë Ojës dhe Erhanit që thonë se kanë  marrë vendimin të martohen dhe kupton se tanimë nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të thotë të vërtetën, para se të jetë shumë vonë. Para Kemalit, Ojës dhe Erhanit, Narini tregon të vërtetën e së shkuarës që ka pasur me Erhanin por jo vetëm. Ajo gjithashtu tregon se ai nuk e ka lënë të qetë duke i shkuar nga pas tërë kohën dhe sa më shumë që e ka refuzuar, aq më shumë është çmèndur, derisa i është afruar Ojës që të ishte pranë saj.

Të gjithë atë rrëfim të rèndë, dètyrohet t’a pranojë edhe Erhani. Vëlla e motër, e humbasin torùan. Oja ulèret dhe largohet ndërsa Kemali përvesh mëngët para Erhanit, e rrèh e më pas e largon nga shtëpia, ndërsa Narinit nuk i flet aspak. Me lòtët në sy që i rrjedhin rrëke pa ndaluar fare, Narini bën gadi valixhen e saj dhe zbret pranë Kemalit. Ajo i betohet se ka dashur t’i tregojë shumë herë më përpara por në një formë apo një tjetër, nuk i është krijuar hapësira duhur. Gjithashtu, Narini tregon edhe herën e parë që ajo ka marrë thìkën pas shpine nga Erhani.

Ndonëse i tregon të gjitha lidhur me të, Kemali sërish vijon të jetë po aq i zemërùar dhe i zhgènjyer nga çfarë ndodhi. Ai nuk bën as edhe një hap për t’a ndaluar largimin e Narinit. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Gylsymi, që po kujdeset për fòshnjën e shoqes së saj. Fòshnja e vogël quhet Hasan dhe nëna e tij është në rrezìk, ndaj dhe është larguar pa Hasanin, që të mos rrezìkohet edhe ai. Por, teksa përpiqet t’ia ndërrojë pelenën, Gylsymi bën aq shumë zhurmë saqë Rejhani i futet në dhomë.

Ajo ngelet gojëhapur nga pamja para syve të saj, ndërsa Gylsymi ia shpjegon situatën me gènjeshtra, duke i thënë se nëna e Hasanit do operohet dhe babai Hasanit do qëndrojë në spìtal pranë saj sepse nuk kanë njeri tjetër, ndaj dhe e pranoi bebenë. As Gylsymi nuk e di se rrezìku që i kanòset nënës së Hasanit, është pikërisht nga vetë babai i Hasanit që tanimë nuk po kërkon vetëm bashkëshorten por edhe fëmijën e tij. Për atë fëmijë, Xhavidana do kùndërshtojë shumë por Rejhani bën të sajën dhe e mban fëmijën, duke u kujdesur ajo vetë.