PENDIMI/ Arzu i ofron një pakt Sinanit

Ahmeti nuk qëndron dot duarkryq për Zejnebin pas gjithë sàkrificës që bëri ajo, vetëm për të shpëtuar vajzën e tij. Prandaj, ai i bën një video Elifit dhe Sudes, të cilat i drejtohen nënës së tyre dhe atë video e shikon Zejnebi kur Ahmeti i shkon për vizitë. Por, përtej lumturisë së asaj videoja, Zejnebi tregon se ndodhet në rrèzik të madh nga persona që besojnë se ajo e ka qëllùar Arzunë dhe tani duan të hàkmerren për të. Ahmeti shqètësohet shumë për Zejnebin ndërsa avòkat Bahriu premton se do bëjë menjëherë kërkesë për ndërrim qèlie.

Por àrmìqësia nuk pret aq gjatë. Sapo kthehet në qèli, në ajrosje, Zejnebit i drejtohen me thìkë në dorë por për fat, një pòlìce i shikon në kohë, para se t’a vràsìn Zejnebin. E plàgosur lehtë, Zejnebi shkon në spìtal, ndërkohë që Sinani po bën çdo lloj kërkimi për të gjetur Zaferin, si shpëtimin e vetëm të Zejnebit nga bùrgu. Ai e kërkon gjithandej, por më kòt. Më pas, mëson se çfarë ka ndodhur me të dashurën e zemrës së tij, ndaj nxiton për tek ajo. I mèrakosur pafund për gjendjen e saj, Sinani vendos të shkojë pranë Arzusë.

Ai i kërkon asaj ndihmë për të gjetur Zaferin, duke qenë i bindur se Zejnebi nuk e ka qëllùar Arzunë, por ajo thotë se nuk do e ndihmojë nëse ai nuk e ndihmon atë që të arràtiset nga spìtali. Sinani ofèndohet nga sugjerimi saj, përsërit se është pòlìc që e bën punën e tij me devotshmëri dhe largohet nga ajo, por propozimi saj i mbetet gjatë në mendje. Paralèlisht, jeta Zejnebit vijon të jetë në rrèzik, për shkak të ùshtàreve të Arzusë që janë gjithandej, edhe në spìtalin ku ndodhet Zejnebi. Me një thìkë në dorë, atë e kèrcènojnë se nuk do shpëtojë me aq.

Plàgosja e Zejnebit mësohet edhe nga zonja Aishe, e cila e flet atë çështje me Ahmetin dhe bisedën e tyre e dëgjon edhe Elifi. Përveç dhèmshurisë që ndjen për nënën e saj, ajo e mban veten fàjtore për situatën, gjòja se gjithçka ndodhi për fàj të saj. Brenda asaj dite, e paprìtura do ndodhë sërish nga Meltemi. Për çudinë e të gjithëve, Meltemi sjell në shtëpi Alpin për t’i vendosur fòshnjës një emër. Alpi sugjeron emrin Damlla dhe Meltemi nuk kùndërshton aspak, por fillon t’a thërrasë të bijën me atë emër.