Meltemi takohet me vëllanë e Alpit dhe merr nga ai një çantë të mbushur plot e përplot me para, të cilat ai ia jep në kèmbim të një rrëfimi publik që ajo duhet të bëjë, duke shpjeguar se gjithçka ka qenë një kèqkuptim i madh dhe se vajza e saj Zahra, nuk është e Alpit por e Ahmetit, siç të gjithë e dinin që në fillim. Pas rrëfimit që bën, Meltemi kthehet në shtëpi pranë Alpit dhe në vend të parave, ajo ka futur në çantë një mandolinë, që ia dhuron Alpit, pas tregimit të historisë së tij. I xhìndosur, Alpi e thýen mandolinën.
Në anën tjetër ndodhet Ahmeti. Atë e fton Arzuja në shtëpinë e saj, për t’i dhënë làjmin e rëndësishëm se është shtatzènë por edhe se duhet t’a hèqë një moment e më parë dhe meqë nuk shkon dot në spìtal, kërkon që ai t’ia krijojë kushtet aty ku ndodhet. I habitur pa masë nga làjmi i madh që ajo i jep, Ahmeti premton se do marrë çdo përgjegjësi mbi atë fëmijë dhe nuk do lèjojë që ajo t’a hèqë. Mes lòtësh, Arzu thotë se ato të dy nuk kanë lidhje me njëri tjetrin dhe se ajo vetë nuk ka aspak të ardhme, për shkak se e pret vetëm bùrgu.
Me këmbëngulje, Ahmeti thotë se do martohen, se do e ndihmojë atë t’a kalojë shtatzèninë jashtë dhe sapo t’a lindë fëmijën, ajo do dòrëzohet në pòlìci, do i pajtojë avòkatin më të mirë dhe me pak dènim që do vùajë në bùrg, ajo do dalë e do jetojnë të lumtur. Arzu e ka të vèshtirë t’i besojë një plani të tillë, sepse i ngjan si një përrallë, por Ahmeti nuk heq dorë nga ajo dhe as nga fëmija tyre. Ai e kalon natën pranë Arzusë dhe të nesërmen në mëngjes zgjohet i pari, duke i përgatitur asaj sofrën e mëngjesit.
Në anën tjetër, Sinani e fillon ditën me gènjeshtra, sepse nuk i tregon dot Zejnebit se ka dhënë dorëhèqjen në punë. Paralèlisht, motra e tij Muenvveri, atë mëngjes mëson se Denizi, vajza e Kadirit është në një lidhje. Ajo ia tregon vetë në mirëbesim por Munevveri e di që ai djalosh është i martuar, prandaj gjen rrugën dhe e ndan nga ai. Denizi e falenderon por mes lòtësh, tregon se ishte dashuria saj e parë. Lòtët atë mëngjes, do përshkojnë edhe faqet e Bahriut. Ai mëson nga gruaja tij se mjèkimi ka dhënë rezultat dhe ajo është shtatzènë, për herë të parë.