Ahmeti i shkon pranë Zejnebit në shkollë, për të ndarë me të disa ide shumë efikase që i kanë ardhur në mendje, për shkollën e saj. Meltemi dëgjon të qeshura mes tyre dhe u shkon pranë, por Ahmeti i flet asaj si mos më kèq, gjë që atë e bën të ndjejë ende më shumë xhelòzi për Zejnebin, pasi të gjithë qeshin dhe kanë komunikim me të, ndërsa me Meltemin jo. Gjatë kohës që ato debàtojnë, Munevveri, si punonjësja e tyre, sëbashku me Kiraçin, shkojnë në treg për të zgjedhur frutat dhe perimet, një nga një.
Teksa bëjnë pazarin, vajza e Kadirit, Denizi, vëren Munevverin dhe i shkon pranë. Në një bisedë zemre me të, Denizi e pàdit veten dhe pranon se ka qenë ajo që ia ka dërguar mesazhin, me qëllimin e pajtimit të tyre, por më kòt. E gjithë mérzia për divòrcin mes Munevverit dhe Kadirit, Denizit i zhdùket sapo shikon Kiraçin. Të dy bien në dashuri me shikim të parë me njëri tjetrin, ndaj dhe shkëmbejnë numrat e njëri tjetrit, për të filluar njohjen mes tyre. Munevveri e merr Kiraçin dhe rikthehen në shkollë.
Atje, ajo do gjejë edhe avòkat Bahriun, të cilin do e marrë veçmas, për t’i treguar fotografitë që i ka bërë Kadirit dhe gruas tjetër, natën e kaluar. Ajo kërkon që Bahriu të jetë avòkati i saj në procesin e divòrcit, ndërsa ai kërkon të dijë nëse ka ndonjë shans të mbetur mes tyre. Kur Munevveri e mohon diçka të tillë, ai me kéqardhje pranon të jetë avòkati saj. Brenda fare pak orësh, Munevveri dhe Kiraçi do përgatisin ushqimet që mendojnë t’u ofrojnë fëmijëve në vaktin që do konsumojnë në shkollë.
Për të tèstuar ushqimet, do qëndrojë edhe Bahriu, por do vijë edhe Ahmeti me Alpin. Ahmeti bën një koment sugjerues, që do bëjë që Meltemi të reagojë si mos më kèq, vetëm nga mllèfi që ka kúndrejt tij. Alpi arrin t’i dalë në mbrojtje Ahmetit dhe merr veçmas Meltemin për të diskutuar me të, por nuk e qetëson assesi. Përtej gjithë atij kallabllëku, ndodhet Fulja, që qëndron e vetme që prej bràktisjes nga Emreja. Që prej asaj dite, ajo nuk është ndjerë mirë, ndaj dyshòn se është shtatzènë dhe e vërteton me një tèst.