PENDIMI/ Sinani rrèmbèn Arzunë nga spìtali

Sinani dëgjon me vëmendje Kadirin që kërkon dorën e motrës së tij por nuk reagon aspak mirë, sepse jo vetëm që refuzon t’ia japë motrën, por edhe prìsh marrëdhënien mes tyre, duke treguar listën e gjatë të grave me të cilat ai ka pasur punë, pas vdèkjes së bashkëshortes. Munevveri shòkohet e tëra ndërsa Kadiri, ndihet i tràdhtuar nga Sinani dhe shpjegohet se ato të gjitha kanë qenë para se të krijonte afrimitet me Munevverin. Sërish Sinani ngulmon, thotë se nuk do e harxhojë motrën për një njeri si ai dhe Kadiri largohet.

Mëngjesin e ditës tjetër, Munevveri do rastisë në pazar vajzën e Kadirit, Denizin. Ajo ka kuptuar se diçka po sillet rreth babait të saj dhe Munevverit, ndaj e paralàjmëron atë t’i qëndrojë sa më larg sepse shumë shpejt, babai saj do mbetet tròkë nga bòrxhet e vëllait të saj. Munevveri e merr si paralàjmërim të qartë dhe kur Kadiri i troket sërish në derë, ajo i tregon se vajza saj nuk do t’i shohë sëbashku. Në anën tjetër ndodhet shtëpia e Zejnebit, ku në krye ka kaluar Ahmeti, që të kujdeset për fëmijët.

Ai mëson se Meltemi dhe Alpi i kanë vendosur vajzës së tij emrin Damlla, ndaj e kùndërshton menjëherë dhe thotë se përherë ka dashur emrin Zahra. Një dèbat i vogël lind mes tyre, derisa Elifi zotohet se mund t’a thërrasin atë si të duan, mjafton që të mos dëgjojnë më dèbat në atë shtëpi. Ahmeti largohet për në spìtal, që të kujdeset për Arzunë, ndërsa në shtëpi vjen sërish Alpi. Ai mëson bëmat me Ahmetin dhe i kërkon Meltemit të mos e tortùrojë më shumë veten por le të pranojë që ai të marrë përsipër çdo shpenzim të saj dhe të fòshnjës.

Meltemi e falenderon por e refuzon një ndihmë të tillë bujare, duke theksuar se vajza e ka babain në jetë dhe ajo vetë është e martuar, ndaj e ka ai për detyrë të kujdeset. Ai, Ahmeti, në ato momente ndodhet i shòkuar përballë Sinanit që i tregon çfarë ka ngjarë me Zejnebin. Brenda në dhomën e spìtalit, Arzuja betohet se e ka qëllùar Zaferi dhe se ajo mund t’a gjejë vendin e tij, prandaj Sinani shfrytëzon profesionin dhe largohet nga spìtali me Arzunë, që ajo t’ia mbàthë ndërsa ai të gjejë Zaferin ndërmjet të cilit shpreson lìrimin e Zejnebit.