Fulja ndihmon Zejnebin në përgatitjën e sofrës për gjithë të ftuarit e asaj nate, por kur Zejnebi e komplimenton për mënyrën se si ajo e përdorte motorrin, Fulja e mohon, madje thotë se ka shumë frìkë nga motorrët. Zejnebi nuk e ngàcmon më tepër por vazhdon me përgatitjen e darkës. Në atë darkim, Alpi do vijë i shoqëruar nga Meltemi dhe Zejnebi nuk do e kùndërshtojë. Edhe pse shumë prej të ftuarve nuk i durojnë të ftuarit e tjerë, darka fillon dhe vazhdon me shumë qetësi mes tyre.
Në anën tjetër, ndodhet Arzuja. Ajo mediton e vetme në dhomën e saj, ku i shkon sërish drejtor Eroli. Nga xhelòzia, ai e humbet tòruan dhe tenton t’a pèrdhùnojë atë që ka kaluar netë në shtëpinë e Ahmetit. Arzuja për të shpëtuar veten, e plàgòs me thìkè Erolin dhe duke marrë shkas që të gjithë mblidhen rreth e rrotull tij, ajo ia mbàth. Pa pasur fare frìkë, Arzuja shkon në shtëpinë e Zejnebit, ku i vëzhgon të gjithë në fshèhtësi. Mes tyre, ajo e veçon Mehmetin si një tràdhtar, por jo më pak edhe Ahmetin.
Ahmeti në ato momente, po hèdh dhe po merr thùmbime nga Alpi që qëndron pranë Zejnebit dhe flet sikur është me të vërtetë ai babai i Zahrës. Teksa ato darkojnë, Emreja merr làjmin se Arzuja ka plàgòsur Erolin dhe ia ka mbàthur nga klìnika, prandaj menjëherë ngrihet nga tavolina dhe largohet me Sinanin dhe Fuljën, për të gjetur Arzunë, pa e menduar opsionin që ajo është futur në bahçen e Zejnebit. Ahmeti shkon të flejë në një prej dhomave teke në bahçe, ku Arzuja futet me thìkè në dorë.
Duke menduar se ai e ka denòncuar herën e fundit, ajo ia afron thìkèn në fyt por ardhja e Xhanit e zgjon Ahmetin dhe e largon Arzunë me shpejtësi. Por guximi i Arzusë do kalojë çdo kufi të nesërmen, kur Zejnebi del me Elifin për të bërë pazarin e shtëpisë. Gjatë minutave që shpenzojnë në supermarket, Arzuja i shkon pranë Elifit në një moment që Elifi është e vetme, pa Zejnebin pranë. Edhe pse e shikon Arzunë fare qartë dhe Arzuja i flet, Elifi nuk i tregon asgjë Zejnebit dhe vazhdojnë sikur nuk ka ndodhur asgjë.