PENDIMI/ Zejnebi dhe Alpi mësojnë kùrthin që ka ngritur Meltemi

Fulja dhe Emrenë pajtohen falë taktikës që përdori Munevveri, duke i mbajtur të dy të mbyllur brenda shtëpisë me çelës. Pas pajtimit të ëmbël me Emrenë, Fulja rikthehet në punë, ku pranë do i shkojë edhe Denizi. Ajo i tregon se Munevveri pàndeh që mes Meltemit dhe Kiraçit po nis diçka por Denizi vetë nuk e beson aspak opsionin që Kiraçi t’i vàrdiset një gruaje më të madhe e me fëmijë, që njëkohësisht është prònarja tij. Në kohën që ato flasin, Kiraçi, Meltemi dhe Zejnebi po përjetojnë emocione të mëdha.

Atë ditë, godina tyre, shkolla e tyre do vlerësohet nga specialistët përkatës që do vendosin nëse atyre u jepet e drejta për t’a ushtruar aktivitetin apo jo. Çdo gjë shkon shumë mirë dhe me komente pozitive, derisa ato futen në kuzhinë, nga ku dalin disa mìnj dhe të tmèrruar, ato i krìtikojnë si mos më kèq dhe largohen duke mos ua dhënë të drejtën për t’a hapur shkollën. Paralèlisht, Alpi po kontrollon llogarinë bankàre të shkollës dhe shikon i trònditur lëvizjet që tregojnë se Meltemi i ka kaluar të gjitha paratë në llogarinë e saj personale.

Zejnebi kthehet në shtëpi e dèrrmuar dhe duke vàjtuar se si i shkuan bosh të gjitha paratë e investimit. Meltemi përpiqet t’a ngushëllojë, në një kohë që është shkaktarja e vetme e asaj situate. Kur Zejnebi kthehet në shtëpi, asaj i shkon pranë edhe Alpi dhe bashkë me Sinanin, hapin një kompjuter për të parë rregjisrimet e kamerave që Alpi ka vënë në godinë gjithandej, pa i treguar asgjë Meltemit. Qartazi ato shikojnë dhe mësojnë se e tëra ka qenë një kùrth i krijuar nga Meltemi por ende nuk e kuptojnë arsyen përse e ka bërë.

Duke e ndjèkur atë nga pas, Zejnebi dhe Alpi mësojnë njëherazi se të gjithë fëmijët që ishin rregjistruar në shkollën e tyre, tani janë në shkollën që Meltemi ka hapur fshèhurazi. Ato e ballafaqojnë Meltemin ndërsa Kiraçi, të cilin e pàndehën bashkëpunëtor, heq përparësen dhe largohet duke thënë se nuk do jetë pjesë e një loje kaq të pìsët si ajo që po bën Meltemi. Teksa Alpi kèrcènon Meltemin me bùrgosje, në anën tjetër Sinani i vìhet nga pas Ahmetit që ka marrë fëmijët dhe Arzunë, në ditën e tyre të martesës.