PENDIMI/ Zejnebi pranon kërkesën e Alpit

Denizi dhe Fulja janë të vendosura në planin e tyre për të nxjerrë màshtrimin e Osmanit, djaloshit që ka kërkuar dorën e dy vajzave njëkohësisht, duke qenë madje i shoqëruar nga nëna e tij. Një fqìnje e shikon Osmanin duke u futur me lule dhe çokollata në shtëpinë e Kadirit ku vajzat do vazhdojnë lojën dhe menjëherë do ia përcjellin Kadirit se çfarë kanë parë. Kadiri vjen në shtëpi menjëherë pas largimit të Osmanit dhe nënës së tij dhe kërkon llogari nga e bija, Denizi. Kjo e fundit, ngelet pa fjalë.

Denizi nuk di si të reagojë por Fulja i vjen në ndihmë dhe jep një jùstifikim të kotë, sikur djali në fjalë ka ngàtërruar shtëpinë, por Kadirit nuk i tingëllon aspak besuese. Sakaq, në anën tjetër, Alpi i shkon pranë Zejnebit për t’a informuar mbi gjendjen në të cilën ka degràduar sëmùndja e Aishes, si dhe kërkon nga ajo që të shpërngulet në çiflig, ku është shtëpia e vërtetë e Sudes. Ai e argumenton sugjerimin e tij, duke thënë se Aisheja ka shumë nevojë për të, në ato kushte aq të vèshtira në të cilat po jeton, për shkak të shëndetit.

E bindur nga Alpi, Zejnebi bashkë me Sinanin shkojnë në shtëpinë e Aishes, por ai vendim do e zemëròjë së tepërmi Munevverin. Edhe pse ishte ajo që i dëbòi nga shtëpia saj, tani kërkon që të mos largohen por të shkojnë në shtëpinë e saj, duke dashur t’a ketë vëllanë përpara syve derisa të shërohet plotësisht. Përtej Munevverit, Zejnebi shkon në çiflig me Sinanin. Atje, Aisheja e trajton Zejnebin si në fillim, ku vetëm Zejnebi ishte e zonja shtëpisë dhe Aisheja punonjëse por Zejnebi dëshiron që Aisheja të marrë vendin e saj të merituar.

Për këtë, i kujton se është ajo prònarja e vërtetë, sepse është gjyshja e Sudes por sëmùndja nuk e lë Aishen të kujtojë se atë rrëfim e ka pranuar, ndaj i shkon pranë Sinanit, duke e pàndehur si Sabriun dhe kërkon nga ai që të vërë dorë në situatën me Zejnebit, gjë që Sinani ia premton. Buzëqeshja e lehtë në fytyrën e Sinanit, do shùhet mëngjesin e të nesërmes, kur në mëngjes do lexojë në internet làjmin e letrës që kanë gjetur pranë Nilajit, vajzës që u vetëvrà duke lënë letër dashurie për Sinanin.