PENDIMI/ Zejnebi sjell në jetë një vajzë

Ahmeti nuk e përballon vdèkjen e Arzusë dhe ashtu mes dhìmbjes së madhe, vendos që të largohet njëherë e përgjithmonë që aty. Meltemi tenton t’a ndalojë, duke pasur frìkë se në duart e kujt mund të përfundojë vajza e tyre, pasi ajo rrezìkon burgun. Përtej çdo përpjekjeje, Meltemi nuk ia del dot t’a mbajë Ahmetin pas vetes. Meltemi telefonon Zejnebin duke shpresuar se ajo mund të bëjë diçka por Zejnebi nuk i përgjigjet dot sepse në derë troket eprori i punës së Sinanit, me një làjm aspak të këndshëm.

Ai i thotë se Sinani ka pësùar aksìdent dhe u duhet të shkojnë pranë tij. Paralelisht, edhe Emreja e telefonon Munevverin për t’i thënë se Sinani është aksidèntuar shumë rèndë në punë, por Munevveri e mban veten shumë mirë. Duke refuzuar të besojë se vëllasë së saj mund t’i ketë ndodhur gjë, Munevveri e merr shumë shtruar dhe thotë se do jetë në pritje të làjmeve të tjera. Zejnebi ndërkohë shkon me nxitim në vendin ku ka shkuar me mision Sinani. Ajo është e shoqëruar nga eprori i tij, gjatë gjithë kohës.

Kur mbërrijnë, Zejnebi futet në dhomën ku trupi është i mbuluar kokë e këmbë, nga djègiet që ka marrë. Teksa Zejnebi i qëndron pranë duke i folur me shpresën se po i jep kurajo, aparaturat tregojnë që trupi nuk ka më puls dhe as rràhje zemre. Emreja që i bashkohet Zejnebit dhe eprorit, e lëshon veten në lòt për vdèkjen e Sinanit, kur në mënyrë shòkuese, Sinani vjen nga ana tjetër e spìtalit. Personi i djègur kokë e këmbë ka qenë dikush tjetër dhe jo Sinani. Që nga ajo natë e bujshme, kalojnë plot 3 muaj të tërë.

Zejnebi po pushon në ballkonin e shtëpisë kur pranë i shkon Meltemi, duke i kërkuar t’a lërë aty vajzën për dy orë, sa të përfundojë gjýqì i saj. Zejnebi e nuhat që Meltemi po kùrdis diçka dhe lajmëron Alpin, i cili e zè duke ia mbàthur dhe siguron bùrgosjen e saj. Në bùrg, Meltemi përballet me tortùrat e panumërta sepse në qèlinë e saj është edhe Shuleja, krahu djathtë i të ndjerës Arzu. Përtej të gjithave, Alpi nuk heq dorë nga ajo. Plot muaj të tërë kalojnë që nga ajo ditë dhe Zejnebi gjithashtu sjell në jetë një vajzë, duke plotësuar familjen e saj me Sinanin.