PREMTIMI/ Gylsymi realizon me sukses planin e rradhës

Kemali ndodhet në zyrën e tij kur në mënyrë të paprítur shikon një letër për të. Ai e hap shumë i çuditur dhe ende më i çuditur lexon se Narini i ka shkruar atij. Në atë letër, Narini ka shkruar pak për të shkuarën e saj, ku ka përmenduar babanë që i ka premtuar se do ishte gjithmonë pranë saj dhe e ka humbur në momentin më të véshtirë. Duke marrë shkas nga ajo dhímbje e pashéruar, Narini ka krijuar një lidhje të veçantë me Masallin, tek e cila ka parë shumë nga vogëlia e saj.

Në momentet që Kemali po e lexon rreshtat e fundit, se ajo ia lë atij në dorë ikjen e saj, duke theksuar se largohet nëse ai i kërkon të largohet dhe qëndron nëse ai i kërkon të qëndrojë, Narini ndodhet në dhomë duke bërë gadi valixhen që e mbush më shumë me lòt sesa me rroba. Kemali i shkon pranë por sërish, vetëm shikohen për disa sekonda me rradhë, pasi Kemali nuk e gjen guximin të flasë. Për më tepër, ato vendosin që t’ia komunikojnë edhe Shehrijes e Ojës largimin e Narinit. Që të dyja, shòkohen dhe mérziten njëherazi.

Ato tentojnë t’a ndalojnë dhe për më tepër nuk dinë as arsyen përse, por më kót, sepse asnjëri nuk flet. Shehrija largohet prej tyre duke i quajtur “egoistë” që nuk mendojnë aspak për se çfarë do përjetojë Masalli, si dhe thotë se nuk do përshëndetet me Narinin. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Gylsymi. Ajo, për të ngjarë sa më shumë si víktímë para Rejhanit, arrin të qèllojë veten me gur në kokë, për të krijuar një plàgë, gjòja se e kanë súlmuar disa djem të rrugës. Ndërmjet një telefonate që Gylsymi bën, ato takohen.

Gylsymi e tmèrron Rejhanin me pamjen e saj dhe e léndon duke i thënë se nuk u kthente dot në shtëpi, pasi nuk e shkèlte dot krenarinë me këmbë. Rejhani ndihet shumë në fáj duke menduar që nuk e ka mbrojtur siç duhet personin që pàndeh t’a ketë motër. Por loja e Gylsymit nuk mbaron me aq. Edhe kur kthehen në shtëpi, ajo gjen një moment që Rejhani t’a shikojë sikur ajo po i flet fotografisë së nënës së ndjerë. E mérzitur, Rejhani nuk flet asgjë me Emirin ndërsa ky i fundit, nuk fle dot derisa pajtohen.