PREMTIMI/ Kemali lexon letrën nga Narini

Emiri dhe Rejhani dalin t’a kërkojnë Gylsymin por fríka e Rejhanit vetëm sa vjen e rritet. Për t’a qetësuar atë, Aliu i kujton se Gylsymi është rritur rugëve dhe ka krijuar më imunitet ndaj të tilla situatave por Rejhanit nuk i pëlqejnë ato fjalë për të motrën që pándeh të ketë. Motra në fjalë, Gylsymi, në ato momente e telefonon duke i kërkuar ndihmë dhe për t’a bërë situatën më të besueshme, e qèllon veten në kokë me një gur, që të duket sikur dikush e ka súlmuar. Rejhani tmérrohet nga pamja dhe pyet Gylsymin përse nuk u rikthye në shtëpi.

Që t’a dràmatizojë më tepër, Gylsymi thotë se nuk kthehej dot në shtëpinë ku ia shkèlën krenarinë me këmbë. Të mérzitur, të tre kthehen në shtëpi. Gylsymi shkon në dhomën e saj, ku krijon një tjetër skenë që t’a bëjë veten sa më të dashur para Rejhanit. Duke u siguruar se Rejhani po e shikon, ajo merr fotografinë e nënës së Rejhanit, gjòja duke i folur për gjithçka që po kalon në atë shtëpi, vetëm për të qenë pranë motrës që e gjeti pas kaq shumë vitesh të ndara. Rejhani e dëgjon por nuk i ndërhyn.

Ajo largohet për në dhomën e saj, ku as ajo dhe as Emiri nuk thonë asgjë për situatën. Të dy janë të mérzitur, pak edhe me njëri tjetrin. Megjithatë, asnjërin prej tyre nuk e zë gjumi pa u pajtuar me personin tjetër. Mëngjesin e ditës tjetër, në anën tjetër, do jetë Kemali ai që do gjejë letrën e Narinit. Ai e lexon me një frymë letrën në të cilën Narini ka treguar se babai i saj i kishte premtuar se do ishte pranë saj përgjithmonë por është larguar nga jeta në momentin që ajo kishte më nevojë se kurrë.

Sipas Narinit, ajo ka parë veten tek Masalli, ndaj dhe i ka hyrë aq shumë në zemër. Së fundmi, ajo shkruan se vendimin për vete do ia lërë Kemalit; nëse ai i kërkon të largohet, ajo do largohet dhe nëse i kërkon të qëndrojë, do qëndrojë. Edhe pse emocionohet nga ajo letër, Kemali sërish nuk i kërkon të largohet. Madje ai i tregon edhe Ojës e Shehrijes që Narini do largohet por nuk u tregon arsyen përse. Të dyja nevrìkosen dhe mérziten njëkohësisht, si dhe i quajnë “egoistë” që po vendosin pa menduar për Masallin.