Harika ndjen xhelòzi për shikimet që shpesh Doruku i hedh Asijes, prandaj për t’i dhënë asaj një mësim të vogël që nuk po qëndron larg Dorukut, ajo ia merr rrobat kur Asija po bën dush në banjon e shkollës. E mbështjellur vetëm me një peshqìr, ajo nxjer kokën për të parë nëse ndokush mund t’i shkojë në ndihmë. Personi që do i shkojë në ndihmë, do jetë pikërisht Doruku. Ai i jep rrobat e stërvitjes që ka në çantë dhe kështu e shpëton Asijen nga ajo situatë. Doruku me Asijen, si dhe me gjithë të tjerët, do takohen sërish në mbrëmje.
Mbrëmja vjen me të shpejtë dhe të gjithë mblidhen në festën e ditëlindjes së Melisës, ku vetë vajza e ditëlindjes përpiqet shumë t’i afrohet Kadirit, i cili ndodhet aty si kamarier, por Kadiri nuk e lejon, sepse në mendje ka gjithë kohës faktin që Omeri ka pëlqim për Melisën. Në atë festë, do jenë edhe disa të rritur, nga shoqëria e prindërve të Melisës. Mes tyre është edhe Suzana me Kenanin. Kenani i vëren menjëherë vëthët e Nebahatit, sepse ai ia ka bërë dhuratë Suzanës në përvjetorin e tyre, ndaj e pyet Suzanën se nga i ka marrë Nebahati ato.
Suzana gènjen duke thënë se ia ka blerë Akifi por ai nuk e beson sepse ai model është unik, një prodhim tek, jo në seri. Megjithatë, nuk e vazhdon më tepër atë bisedë. Suzana largohet për t’u takuar me Akifin në njërën prej dhomave të shtëpisë, për t’i kërkuar atij që të mos e ngàcmojë në prezencë të Kenanit por Akifi nuk qëndron dot pa e puthur. Asnjëri prej tyre nuk e di se në atë dhomë është edhe një person tjetër. Ai person është Ajbykeja, e cila nga kurioziteti po shëtiste shtëpinë dhe rrjedhimisht i shikon duke u puthur.
Një kat më poshtë, në festën e ditëlindjes, Omeri dhe Ogulxhani i kthejnë paratë bòrxh Dorukut, gjë që e shikon edhe Kadiri dhe mëson se ato i kanë marrë ato para duke pranuar të bëjnë çdo lloj pune nga ustai famëkèq i lagjes. Megjithatë, u jep të drejtë dhe i drejtohet Dorukut me grùshtime, kur mëson se çfarë i ka bërë Doruku Omerit në tùalet. Atij shèrri i jep fund Akifi, që gjithashtu i ofèndon pafund fëmijët, duke i kèrcènuar edhe me dèbim nga shkolla, gjë që Ajbykenë e mèrzit aq shumë, saqë ulèret duke treguar se ai nuk është aspak i pastër për vete pasi po puthej me Suzanën në dhomë.