Për familjen time/ Tràdhtia e Suzanës dhe Akifit zbulohet para të gjithëve

Omeri dhe Ogulxhani, për shkak të pòshtërimit të fundit që u bëri Doruku, dètyrohen të pranojnë punën e pàpastër që ustai i lagjes u dha, në këmbim të parave që do u mbyllë atyre bòrxhin. Përveç pròblemit të tyre, e dashura e Dorukut, Harika, bëhet xhelòze për kohën që Asija dhe Doruku kalojnë me njëri tjetrin dhe si ndèshkim, ia merr rrobat asaj teksa ajo po bën dush në banjot e shkollës. Asija tmèrrohet e tëra dhe del në derë për të parë nëse po kalon njeri. Për fatin e saj, Doruku po kalon rastësisht dhe në çantë ka rrobat e ekipit.

Ai ia jep dhe e nxjerr nga ajo situatë. Në mbrëmje, ato do takohen sërish, në festën e ditëlindjes së Melisës, brenda në shtëpinë e saj. Në atë festë, bashkëshorti i Suzanës, Kenani, vëren vëthët që ka vënë Nebahati. Ato në të vërtetë janë të Suzanës ndaj ai e pyet se ku i ka marrë Nebahati. E dètyruar, Suzana gènjen dhe thotë se Nebahatin i ishin fìksuar dhe Akifi ia ka blerë të njëjtat por Kenani nuk e beson, sepse ato kanë qenë prodhim unik, që nuk bëhen dy palë të njëjta. E vënë mëse në sìklet, Suzana largohet që aty.

Ajo bashkë me Akifin largohen nga të gjithë, për t’u takuar në një prej dhomave të shtëpisë. Ato nuk e dinë se brenda në atë dhomë është edhe Ajbykeja, që është futur brenda nga kurioziteti. Ajbykeja fshìhet që të mos e shohin por ajo i shikon duke u puthur në buzë. Megjithatë, hesht. Vajza e asaj ditëlindjeje, Melisa, e ka gjithë vëmendjen tek Kadiri, të cilit përpiqet edhe t’i afrohet por Kadiri nuk e lejon, nga sìkleti që Melisën e pëlqen Omeri, vëllai i tij. Kadiri për Omerin, Asijen dhe Emelin, është i bindur se mund të bëjë çdo gjë.

Prandaj, kur e shikon Omerin dhe Ogulxhanin duke i kthyer bòrxhin Dorukut, ai pyet se nga i kanë marrë paratë. Vendi nga i kanë marrë e tmèrron shumë por kur mëson çfarë i ka bërë Doruku në tùalet Omerit, ai i jep të drejtë. Me nxitim shkon pranë Dorukut dhe e rrèh në mesin e gjithë të ftuarve por Akifi i jep fund atij shèrri dhe i pòshtëron të gjithë fëmijët duke i quajtur mosmirënjohës. Ajbykeja, si të tjerët, mbushet në lòt dhe ngre zërin duke thënë se të pòshtrit janë ato, Suzana me Akifin që vetëm pak minuta më parë u puthën me njëri tjetrin.