Siutata me Shengylin rèndohet shumë, aq sa ajo tenton të bëjë gadi valixhet e të largohet nga shtëpia, por Kadiri nuk e mban dot në ndërgjegje divòrcimin e xhaxhait për shkakun e tyre, ndaj merr Omerin, motrat dhe largohen. Megjithatë, sapo dalin në oborr, Kadiri kupton se nuk kanë ku të shkojnë. E vetmja zgjidhje në mendjen e tij, është koteci që xhaxhai ka në oborr. Ai kërkon leje për të qëndruar aty dhe xhaxhai, me kokën poshtë dhe faqet e lagura nga lòtët, pranon, duke i shoqëruar për brenda në kotec.
Shengyli e hedh pas krahëve gjithë situatën që ndodhi brenda në shtëpi dhe merr jorganë e jastëkë të pastër, për t’ua dërguar fëmijëve. Tùrpi që ndodh atë natë, mësohet nga shoqja e saj Sabaheta, mëngjesin e të nesërmes. Ajo e gjýkon aq shumë padrèjtësinë që Shengyli po u bën fëmijëve, saqë e mohon Shengylin si shoqen e saj. Po atë mëngjes, në shtëpinë e fàjtorit të gjendjes së fëmijëve, do vijë një postë. Për Akifin vjen një disk, brenda të cilit ka pamjet filmike të momentit kur ai ka hèdhur nga ndërtesa e lartë babain e fëmijëve, Veliun.
Dikush e ka filmuar dhe tani po i bën shàntazh por në momentin që Akifi vendos diskun në kompjuter, vajza e tij Melisa e ndërpret duke i kërkuar para e më pas ai hutohet i tëri sepse në shtëpi u shkon Suzana, për të dërguar të gjithë fëmijët në shkollë. Akifi i afrohet, edhe pse Suzana i bën të qartë që kurrë më nuk do e vazhdojë lidhjen për shkak të së cilës katër fëmijë mbeten pa nënë dhe pa baba. Akifi e mohon të ketë lidhje me vdèkjen e tyre, por Suzana nuk bindet. Ajo merr fëmijët dhe largohet për t’i dërguar në shkollë.
Paralèlisht, Shengyli mëson nga vëllai i saj Ismeti, se Akifi nuk i siguron kurrë punonjësit dhe për Veliun e ndjerë, nuk do merret ndonjë dèmshpërblim. E irrìtuar, ajo merr Emelin për dore dhe Asijen, pa u treguar se do i dalin përpara Akifit për t’i shpjeguar se çfarë po ndodh me fëmijët që mbetën pa nënë dhe pa baba. Asija tùrpërohet shumë kur kupton se Shengyli po kërkon lèmoshë për to, ndaj merr Emelin dhe largohet, duke mos e pranuar atë situatë, ndërsa Shengyli merr ca para nga Akifi dhe më pas largohet.