Për familjen time/ Dikush ka filmuar momentin kur Akifi hèdh Veliun nga ndërtesa

Kadiri nuk e duron dot pòteren në shtëpinë e xhaxhait dhe faktin që Shengyli tenton të largohet nga shtëpia për shkakun e tyre, prandaj merr vëllanë dhe motrat e largohet nga shtëpia vetë. Por, ato nuk kanë se ku të shkojnë, ndaj Kadiri i kërkon xhaxhait të tij leje për të fjetur në kotecin që kanë në oborr. Mëse i tùrpëruar dhe me kokën poshtë e lòtët që i rrjedhin rrëke, Orhani i shoqëron për në kotec. Shengyli e hedh pas krahëve gjithçka që sapo ndodhi dhe merr mbulesa të trasha e të pastra për t’ua dhënë fëmijëve.

Atë natë, ato e kalojnë duke fjetur pranë pulave por nuk ankòhen. Mëngjesin e të nesërmes, Emeli, më e vogla zgjohet e para pasi ka nevojë të shkojë në tùalet. Tùaleti ndodhet vetëm në shtëpinë e xhaxhait ndaj ajo troket aty, ku atë mëngjes rastësisht ndodhet edhe një fqìnje, Sabaheti. Kjo e fundit, trònditet kur mëson nga Emeli se ku po qëndrojnë fëmijët dhe largohet e hìdhëruar nga Shengyli, duke mos e pranuar më si shoqen e saj. Po atë mëngjes, shkaktarit të gjendjes së fëmijëve, Akifit, do i shkojë një kèrcènim.

Një disk mbërrin në shtëpi nga posta, në emrin e tij. Ai e vendos në kompjuter por para se t’a shikojë, vajza e tij Melisa i shkon pranë për t’i kërkuar para dhe ai largohet nga kompjuteri. Dikush e ka filmuar të gjithë situatën kur Akifi dèbatoi me Veliun derisa e hodhi atë nga ndërtesa e lartë. Si përherë, mendja e Akifit është vetëm tek Suzana. Ajo ndodhet aty atë mëngjes, për të marrë fëmijët e për t’i dërguar në shkollë. Akifi i shkon pranë duke i thënë se nuk duron dot pa të, ndërsa Suzana e largon.

Suzana tenton t’ia bëjë të qartë se i ka dhënë fund lidhjes së tyre të fshèhtë dhe se nuk e vazhdon dot, pikërisht për shkak të traùmës që kanë shkaktuar, tek katër fëmijët që i kanë lënë pa nënë dhe pa baba. Përtej tentativave të Suzanës, Akifi nuk heq dorë nga ajo. Paralèlisht, Shengyli merr Emelin dhe Asijen pa u thënë gjë se do i ndalin rrugën Akifit për t’i kërkuar para për situatën në të cilën kanë mbetur fëmijët. Shengyli arrin t’i marrë pak para Akifit duke i theksuar se babai i atyre fëmijëve ka punuar pa sigurime tek ai, por Asija nuk pranon lèmoshë dhe largohet.