Në kolegjin “Ataman” do shtohen 3 nxënësit më të papritur; Emiri, motra dhe e dashura tij. Me t’iu afruar pranë Omerit, Emiri i rrëfen se ka ardhur për hakmarrje dhe si goditje të parë, ngjesh pas muri Ogulxhanin.
Si të mos mjaftonte, ato futen në të njëjtën klasë. Personi që kupton tensionimin mes tyre, është Tollga, ndaj dhe i afrohet Emirit. Në pushimin e madh, një djalosh dëgjon Tollgën tek i rrëfen Emirit se ai ia ka vënë flakën festës ku ishin disa net më parë.
Pas asaj dite mësimore plot ngjarje dhe emocione të forta, Ogulxhani me Omerin shkojnë sërish në pazar për të shitur por me dhunë, i largojnë që aty duke u thënë se kanë zënë vendin e dikujt tjetër, padrejtësisht.
Përtej tyre, ndodhet Suzana me Resulin. Ky i fundit, për t’i kërkuar falje në mënyrë të denjë, ka përgatitur një surprizë romantike, të mbushur me petale dhe ushqime të larmishme, vetëm për ato të dy.