Ogulxhani merr veçmas Harikën për të biseduar me të, larg veshëve e syve të të tjerëve. Shkurtimisht, ai i thotë se është lodhur nga sjelljet e saj dhe ka vendosur t’i largohet totalisht, duke hequr dorë nga ajo. Harika e përqèsh dhe i thekson se ai nuk ka qenë fare në jetën e tij por në të vërtetë trishtohet shumë që ai e ka mësuar se çfarë i ka bërë ajo Omerit dhe sapo mbetet e vetme, qàn. Ndërkohë në kantinë, Tollga vendos të përtàllë Asijen për atë që dëgjoi vetëm pak minuta më parë me Berkun.
Berku nuk përfshihet sepse i frìkësohet Kadirit por ulet të shijojë me kënaqësi shfaqjen. Asija nuk përlòtet por lèndohet nga fjalët që i thuhen në mesin e të gjithëve. Megjithatë, ka shumë persona që i dalin në mbrojtje. Për të mos rrèzikuar Kadiri vendin e punës dhe as Omeri bursën e shkollës, Doruku u kërkon atyre të qëndrojnë anash pasi do merret vetë me Tollgën, meqë shkolla është e babait të Dorukut dhe nuk e heq njeri që aty. Shèrri mes tyre, përfundon pa ndonjë lèndim fizik.
Ai shèrr përfundon shpejt sepse për fat, zhurma shkon deri në veshët e drejtorit dhe ai i ndan. Të gjithë shpërndahen në anë të ndryshme por i vetmi që do surprizohet për mirë, është Omeri. Atij i shkojnë pranë dy nxënës më të vegjël që janë të interesuar për kursin e matematikës që Omeri ofron. Që atë ditë, menjëherë pas mësimit, Omeri shkon sëbashku me to në shtëpinë e tyre pasi ato janë vëllezër dhe pa humbur fare kohë, nisin të bëjnë mësime matematikore për shkak të provimeve që kanë së shpejti.
Gjatë asaj kohe, motra e tij Asija dhe Ajbykeja po bien në kùrthin që ka organizuar Tollga. Ato pranojnë të punojnë në një festë ditëlindjeje si kamariere, pasi paga që ofrohet është marramendëse. Në të vërtetë, djemtë që kërkuan vajza nga Tollga, nuk i duan për kamariere. Paralelisht, i shtrenjti i tyre, Orhani, gjithashtu bie në një kùrth por me qëllim të mirë. Nebahati dhe Shengyli sajojnë një situatë që të duket sikur Shengyli është rrëzuar dhe ka përdredhur këmbën, Orhani e beson dhe shkon t’a marrë vetë, për t’u rikthyer sëbashku në shtëpi.