Për familjen time/ Harika lèndohet nga vendimi i Ogulxhanit

Nebahati është lodhur nga prezenca e Shengylit në shtëpinë e saj por ende më shumë është lodhur dhe mërzitur Shengyli që nuk po e telefonon Orhani për t’i kërkuar të rikthehet në shtëpi. Prandaj, të dyja bien dakord që të sajojnë një plan, që Orhani të besojë se ajo është lènduar dhe rrjedhimisht të ndjejë dhèmbshuri e t’a marrë në shtëpi. Nebahati e bën Orhanin të besojë se Shengyli ka ndrydhur këmbën duke punuar dhe gjoja as që pranon t’ia thotë njeriu, sepse nuk do që të ndjejnë keqardhje për të. I rënë totalisht në atë kùrth, Orhani e merr Shengylin.

Ato rikthehen sëbashku në shtëpi dhe ai nis të kujdeset për të. Sakaq, djali i tyre, në shkollë, merr përpara vetes Harikën dhe i shpjegon se gjëja që ajo i ka bërë Omerit, ka qenë kapaku për t’i dhënë fund durimit të tij, ndaj dhe do heqë dorë nga ajo. Harika e përqèsh dhe i kundërpërgjigjet duke thënë se ai as që ka qenë ndonjëherë në jetën e saj por sapo mbetet e vetme, ajo përplàs bankën dhe qàn. Në po të njëjtën kohë, Tollga po përpiqet të bëjë Asijen të qàjë, duke e përtàllur për çështjen me hamburgerin që dëgjoi.

Para se Asija të flasë, vëllezërit e saj dhe Doruku i dalin në mbrojte duke iu kundërvënë Tollgës por Asija u përgjërohet të mos merren me të pasi një shèrr fizik mund t’i shkaktojë Kadirit heqjen nga puna dhe Omerit heqjen e bursës. Me të dëgjuar argumentet e Asijes, Doruku e merr mbi supe vetë hàkmarrjen ndaj Tollgës, duke theksuar se shkolla është e babait të tij dhe nuk e heq njeri nga puna. Ai përvesh mëngët dhe rrìhet fizikisht me Tollgën, derisa zhurma tyre shkon tek drejtori i shkollës, që i ndan.

Për t’a zgjidhur çështjen vetëm me njëri tjetrin, të dy mohojnë të ishin duke u kònfliktuar por thonë se po bënin shaka e lojëra me duar. Mirëpo, për Tollgën nuk mbaron me aq. Pòshtërimin që iu bë në shkollë, ai do që t’a paguajnë dhe rasti i vjen tek këmbët. Një prej shokëve të tij pasanikë, kërkon disa vajza për t’u argëtuar në festën e ditëlindjes së tij dhe Tollga ia premton. Ndërmjet një vajze që Asija dhe Ajbykeja nuk e njohin, ai gjen mundësinë dhe i bind ato të pranojnë të shkojnë në një festë private ku mendojnë se do jenë kamariere, me një pagë tepër të majme.