Vajza në dritare/ Ferideja lë amanetet e fundit

Nalani vjen në darkimin që ka organizuar Sedati por nuk pranon të ulet në tavolinë, sepse është shumë e ngarkuar emocionalisht. Ajo ulet vetëm pasi i kërkon Ferideja dhe kështu, sëbashku me gjithë të tjerët, e dëgjon atë duke thënë se dëshiron të japë këshillën e fundit e të mos i shqetësojë më asnjëherë. Sipas Feridesë, sekreti i jetës është që të mos ngrejnë krye ndaj jetës por t’a jetojnë çdo etapë e moment të saj, si të vijë. Fjalët e saj i lënë të gjithë gojëhapur, më pas ajo me Nalanin ngrihen të parat nga tavolina.

Sëbashku shkojnë në dhomën e Feridesë, ku Nalani i thotë mes lótësh se sapo ka mësuar që babai i saj ka vdékur. Ferideja çuditet shumë që Metini nuk i ka treguar të vërtetën por nuk e jep veten. Ajo e dëgjon Nalanin çfarë ka për t’i thënë, më pas i tregon gjithë të vërtetën e historisë se si Nalani ka ardhur në jetë. Nalani shtánget e tëra dhe qàn si kurrë më parë kur mëson se ka ardhur në jetë si pasojë e një pèrdhùnimi. Ferideja tregon edhe që babai i Nalanit ka qenë pikërisht vëllai i saj dhe kjo e tróndit atë ende më shumë.

Tanimë, Nalani bindet se Ferideja nuk ka mundur t’a dojë, pikërisht për mënyrën se si i ka vdèkur vajza saj, Semaja. Ferideja ngulmon se e ka dashur dhe kërkon falje për çdo gjë që i ka shkaktuar, por thekson se e ka bërë vetëm sepse ka dashur t’a mbrojë. Ajo kërkon falje por Nalani nuk e pranon atë kërkim faljeje, duke theksuar se asgjë nuk do mund t’ia kthejë mbrapsht fëmijërinë që e ka pasur të mbushur me rregulla strikte dhe forma të pajetueshme. Në atë çast, ndërhyn Hafizeja.

Ajo tregon se si Ferideja ka qenë një person totalisht tjetër, para se t’i ndodhte fatkèqësia me Semanë. Ajo ka qenë e buzëqeshur dhe e hareshme, por vdèkja që u trokiti në derë u vràu Semanë, buzëqeshjen dhe lumturinë. Përtej të gjithave, Nalani thotë mes lòtësh se ajo e do shumë Feridenë dhe e përqafon shumë fort. Me aq, ajo largohet për në dhomën e saj, ndërsa Ferideja qëndron në dhomën e saj, ku lutet për një kohë të gjatë e më pas shkruan dy letra për t’i lënë amanet, një për Nalanin dhe një për Hafizenë.