Për familjen time/Asija fiton një armike të re

Ogulxhani kalon çdo limit në pëlqimin e tij për Harikën. Fillimisht, ai i paguan drekën në shkollë dhe ajo e pranon vetëm pasi mëson se ai është në dijeni të varfërisë që i ka zënë. Më pas, ai prek paratë e shtëpisë për të.

Me paratë që do paguante faturën e energjisë elektrike, ai i blen fustan Harikës, e cila i shfaqet shumë e mërzitur që nuk i ka paratë për fustanin që i duhet për festë. Pavarësisht mirësisë së Ogulxhanit, Harika do vazhdojë me ligësi.

 

Në lagjen e tyre, ajo shikon Ajbykenë dhe Asijen duke punuar si pastruese të një pallati dhe mëse e lumtur, u bën video me telefonin e saj. Gjatë asaj kohe, Kadiri po kujdeset për xhemilenë, pa e ditur ç’po ndodh me motrën dhe kushërirën.

Të nesërmen në shkollë, Asija do fitojë edhe urrejtjen e Susenit, e cila kupton se Kaani po i vardiset asaj në klasë. Për Kaanin, do përpiqet edhe Akifi, i cili për shkak të kërcënimit, arrin t’a bindë Nebahatin që t’a mbajnë edhe pak në shtëpi.