Kaani, me një urrejtje të madhe për Dorukun, hedh thumbime për Akifin si baba dhe më pas, në festën e Susenit, arrin të prishë totalisht marrëdhënien mes Dorukut dhe Asijes, duke shpifur për secilin, tek personi tjetër.
Festa do bëhet ende më e shëmtuar për shkak të xhelozisë së Susenit, të cilës Kaani nuk ia hedh sytë fare ndaj ajo hakmerret duke luajtur në monitor videon e Asijes me Ajbykenë duke pastruar pallatin por asnjëra nuk ndihet e turpëruar.
E turpëruar do ndihet vetëm Harika sepse Ajbyke do u tregojë të gjithëve të vërtetën se ku dhe si jeton ajo. Festa mbaron me aq dhe fëmijët kthehen në shtëpi, përveç Dorukut, i cili aksidentohet duke i dërguar Asijes mesazh.
Ndërkohë në shtëpi, Kadiri kthehet me Xhemilenë pasi e gjen atë duke fjetur në stolin e një parku. Ardhja saj i lëviz aq shumë gjakrat, saqë xhaxhai Kadirit, Orhani, e mohon Kadirin si nipin e tij për sa kohë Xhemileja do jetojë aty.