PREMTIMI/Jonxha pranon të bëjë pjesë në planet e Xhemresë

Masalli, ndonëse nuk flet, i bindet të atit që ngulmon shumë që ajo së paku t’a shohë në sy kur ai i flet dhe pas atij çasti të lumtur që i dhuron, Kemali vendos t’i lexojë një përrallë, derisa e zë gjumi pranë saj, duke ëndërruar të dy për Narinin.

Sakaq, Emiri surprizon Rejhanin me një makinë prej druri, të bërë nga duart e tij. Ai i tregon se ajo lojë e rikthen në fëmijërinë e tij dhe do donte t’a kishte edhe fëmija tij në të ardhmen. Ato flejnë të lumtur, pa e ditur se çfarë po u kurdisin.

Xhemreja ka detyruar Jonxhën t’a ndihmojë në planin që ka thurur dhe të nesërmen, fshehurazi, ia merr makinën Talazit dhe me të largohet për në një adresë të caktuar, të cilën ia ka komunikuar Jonxhës.

Jonxha pret të mbërrijë Emiri në kompani që të sigurohet se Rejhani është e vetme dhe menjëherë e telefonon atë për t’i thënë se gjoja Emiri ka kërkuar që ajo të përgatitet për në një vend surprizë ku do e dërgojë atë ditë.