Orhani merr një telefonatë nga Shongyli por kur kjo e fundit mëson se Gonyli ka qenë në shtëpinë e tyre ajo acarohet shumë dhe nisë të kërcenojë. I trembur nga ajo, Orhani i mbyll telefonin.
Mirëpo, Orahni të nesërmen sëmuret. AI merr leje për të qëndruar në shtëpi. Ajo që i qëndron pranë është Gonyli e cila kujdeset për të teksa fëmijët janë në shkollë. Ajo e përdor këtë rast si hakmarrje ndaj Shongylit.
Ajo shkon edhe më tej për tu hakmarrë ndaj saj saqë në shtratin e Shongylit dhe Orhanit vendos shallin e saj ku Orhani nuk e vë re aspak për shkak të gjendjes së tij. Ndërkohë fëmijët janë në shkollë ku shijojnë largimin e Emirit dhe Tollgës.
Nga ana tjetër vajzat mblidhen të gjitha bashkë tek shtëpia e Susenit dhe mundohen që ti hapin sytë Harikës për sjelljet e papërshtatshme që ka Emiri ndaj saj por ajo thjesht i dëgjon pasi nuk ka ndërmend të heqë dorë.