AMANETI/Nana i tregon Jamanit se do martohet me Nedimin

Nedimi vijon të fshihet nga Jamani për të ecur me planet e tij djallëzore por kamarieri i atij lokali e spiunon gjendjen e tij, duke i treguar Jamanit se Nedimi është therur me thikë në dorë, nga një vajzë që e përshkruan si Nana.

Jamani shkon në shtëpi me mëdyshje të shumta dhe tenton të mësojë ndonjë gjë nga Nana por ndodh e kundërta, sepse në shtëpi u shkon Nedimi dhe Nana thotë se do martohet me të. Për më tepër, Jamani i shikon duke vënë unaza.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aishe, e cila shkon pas Feritit dhe koleges së re, Akasjës. Ajo bëhet xheloze çdo sekond e më shumë nga raporti mes tyre dhe nga dashuria për të, thotë se do ua hapë rrugën, që Feriti të jetë i lumtur.

Ndërkohë, motra Aishes, Nesheja, nuk është aspak e lumtur. Lumturinë e saj e shuan Vollkani, të cilit ajo i shkon për surprizë por ai e pret si mos më keq, duke i kërkuar të mos ia marrë gjithë kohën që ai ka të lirë.