AMANETI/ Nedimi nuk heq dorë nga plani i tij djallëzor

Nedimi arrin të fshihet nga Jamani si e si ti ecë plani i tij djallëzor. Mirëpo atë e shikon kamarieri i lokalit dhe vë në dijeni Jamanin se Nedimi është i plagosur me thikë në dorë nga një vajzë që e përshkruan si Nana.

Ai niset me shumë dyshime në kokë drejtë shtëpisë për të mësuar diçka më shumë nga Nana por ndodh e kundërta pasi Nedimi arrin menjëherë në shtëpi dhe Nana thotë se do martohet me të. Jamani shokohet teksa i shikon duke ndërruar unazat.

Ndërkohë nga ana tjetër ndodhet Aisheja e cila i vihet pas Feritit dhe koleges me te re Akasjas. Ajo e perjeton me shumë xhelozi momentet qe ato të dy kalojnë sëbashku por per lumturine e Feritit ajo thotë se do heqë dorë nga ai vetëm që të jetë i lumtur.

Mirëpo, Neshjea po ashtu nuk është aspak e lumtur. Vollkani ështlë ai që i shuan boten para syve teksa i shkon këtij të fundit për vizitë por ai e pret shumë ftohtë madje duke i kërkuar që mos ti marrë kohen e lirë që e ka shumë të vogël.