Asija dhe Doruku pajtohen me njëri tjetrin, falë Berkut që i ngacmon sërish dhe ia kujton Asijes se ai është fajtori në atë situatë. Si të mos mjaftonte, Berku shkon të ngacmojë edhe Ajbykenë, por Ogulxhani nuk e lejon. Bòmba e vërtetë e asaj dite, do jetë ardhja e një nxënësi të ri në klasë dhe ai është pikërisht Tollga. Dy personat e vetëm që i gëzohen asaj ardhjeje, janë Harika me Berkun. Me të ardhur, Tollga fillon të lëshojë kunja dhe të ngacmojë Aishen, ndarjen nga e cila ai nuk e pranon.
Omeri e shikon teksa ndodhen në kantinë dhe menjëherë ndërhyn por Kadiri nuk e lejon të përlèshet, sepse rrezikon bursën në shkollë. Në atë moment, Berku shikon këpucët e Tollgës dhe vëren shenjën që i dallon ato. Ai kujtohet se ku i ka parë dhe bindet që ai i ka vjèdhur celularët në dyqanin ku ai po punonte. Omeri përvesh mëngët por Kadiri sërish nuk e lejon që të rrezikojë veten. Tollga e pranon se ia ka punuar ai rrengun Omerit në dyqan por ato nuk i japin dot të rràhurën që duan, sepse pranë u shkon drejtori i shkollës.
Drejtori shkon të thërrasë Harikën dhe Omerin, sepse nëna e tyre Suzana po i pret në zyrën e drejtorisë. E ndodhur e vetme para fëmijëve të saj, Suzana kërkon sërish shumë ndjesë nga Omeri që e detyroi të nënshkruante një kontratë tùrpëruese dhe menjëherë, e gris letrën e kontratës që Omeri firmosi pa hezituar por me lot në sy. Tani, lotët do rrjedhin nga sytë e Harikës, e cila qan nga inati që nëna e saj po e ndan pasurinë edhe me Omerin dhe po e pranon atë si djalin e saj, ndaj përpiqet të thotë gjëra të shëmtuar për të, por Suzana nuk e beson.
Madje, ajo e fton Omerin që të darkojë në shtëpinë e saj dhe Omeri pranon shumë i lumtur. Mllefit që i krijohet Harikës, do i shtohet edhe pamja e Dorukut me përparëse, duke punuar pranë Asijes, vetëm për të qenë pranë saj. Harika mbushet aq shumë me mllef, saqë kur bie mbrëmja dhe po darkon me nënën e vëllanë, ajo e humbet toruan, i ofendon në formën më të rëndë, ulëret sa më s’ka dhe pa e menduar dy herë, kthen përmbys gjithë tavolinën që ishte përgatitur për Omerin.