PREMTIMI/ Rejhani i shpëton kùrthit të Xhavidanës

Emiri është shumë i lumtur për lajmin e madh të shtatzënisë së Rejhanit, aq sa nuk ndalon në përkujdesje ndaj saj, derisa kalon në ekzagjerim. Rejhani i kërkon të jetë më i përmbajtur sepse ajo është ende në fillim të shtatzënisë dhe nuk ka përse pushon aq shumë sa ai i kërkon. Mirëpo, Emiri është aq i vendosur saqë në mëngjes, e zgjon Rejhanin me një tubë tullumbacesh që fluturojnë në qiell vetëm për të. Më pas, të gjithë sëbashku zbresin për të ngrënë mëngjes, pa e ditur se Xhavidana ka plane kundër tyre.

Ajo ka hedhur lëngun e dëmshëm në gotën e çajit të Rejhanit por për fat, Rejhanit i përzihet menjëherë sepse është më e ndjeshme ndaj aromave, dhe e heq nga dora, duke mos pirë as edhe një gllënjkë. Atë gotë e merr Emiri për t’a pirë por Xhavidana frikësohet se si mund t’a dëmtojë të birin ai helm që ka hedhur brenda në gotën e çajit dhe ia heq nga dora, me justifikimin se është ftohur dhe duhet ndërruar. Kështu, edhe kësaj rradhe, plani i Xhavidanës përfundon pa suksesin që ajo pret.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini me Kemalin. Ky i fundit, i thotë me bindje të plotë se ai ka lënë pas krahëve çdo gjë që ka ndodhur. E shkuara i përket të shkuarës dhe tanimë është mëse i gatshëm që të fillojnë çdo gjë aty ku e kanë lënë. Narini i gëzohet dhe i është shumë mirënjohëse. Gëzimit të saj do i shtohet edhe telefonata e Rejhanit, që i tregon se është shtatzënë. Të dy sëbashku, Kemali dhe Narini, shkojnë të vizitojnë Rejhanin me Emirin dhe gjatë asaj vizite, Xhavidana nuk qëndron fare në sallon.

Mes saj dhe Kemalit ekziston një problem i pakapërcyeshëm, ku Kemali e mban atë fajtore dhe nuk pranon t’a falë assesi. Pas qëndrimit të shkurtër në shtëpinë e Emirit , Kemali dhe Narini rikthehen në shtëpinë e tyre. Shumë shpejt, pranë do shkojë edhe Oja, e cila sapo ka marrë lajmin e vdekjes së Erhanit dhe po kthehet nga morgu, me sendet e tij personale. Ajo shokohet dhe njëkohësisht zhgënjehet që Kemali, vëllai i saj, ka qenë në dijeni të asaj vdekjeje dhe nuk i ka thënë asaj asnjë fjalë.