PREMTIMI/ Xhavidana tenton të hèlmojë Rejhanin

Emiri është i gëzuar pafund për lajmin e madh që Rejhani i dha, se shumë shpejt do bëhen prindër të një fëmije. Nga lumturia e madhe, Emiri është edhe shumë i kujdesshëm ndaj saj, aq sa kalon në fiksime të njëpasnjëshme. Ai kujdeset për mënyrën si ajo fle, për çfarë ha dhe çfarë pi, si dhe nëse po pushon mjaftueshëm siç duhet. Sipas Rejhanit, ai po e ekzagjeron, por Emiri nuk mendon ashtu dhe vazhdon të veprojë po njëlloj. Madje, në mëngjes, ai e zgjon Rejhanin me një tjetër surprizë.

Ai ka lidhur në ballkon shumë tullumbace, të cilat presin të lirohen nga Rejhani dhe të fluturojnë në qiell. Rejhani lumturohet ende më shumë nga se Emiri mendonte dhe gjithashtu, atë gëzim e ndan edhe me shoqen e saj të ngushtë dhe të vetme, Narinin. Kjo e fundit, në ato momente ndodhej me Kemalin, i cili i thekson se ka lënë në të shkuarën gjithçka e të njëjtën gjë i sugjeron edhe Narinit që të bëjë. Ajo e falenderon për mirëkuptimin dhe atij momenti të lumtur, i shtohet edhe telefonata e Rejhanit.

Pa humbur fare kohë, Narini me Kemalin shkojnë të vizitojnë Rejhanin dhe Emirin në shtëpinë e tyre. Ardhja e Kemalit, automatikisht largon Xhavidanën nga salloni, sepse mes tyre, gjërat nuk janë rregulluar asnjëherë. Gjithçka kalon më së miri mes tyre, Narini i tregon edhe për gjithë situatën me Erhanin dhe pas pak kohësh qëndrimi, Kemali me Narinin largohen që aty. Vakti i drekës vjen shumë shpejt dhe Xhavidana mendon të shfrytëzojë rastin për t’i hedhur Rejhanit ilaç në ushqim.

Ilaçin e hedh në gotën e saj të çajit por Rejhani ndjen një aromë të rëndë në gotë dhe i përzihet, ndaj nuk e pi. Atë gotë tenton t’a pijë Emiri por Xhavidana gjen një justifikim dhe ia heq nga dora. Kështu, plani saj dështon sërish. Sakaq, Oja shkon në morg të shohë për herë të fundit Erhanin. Ajo merr sendet e tij personale dhe mes lotësh, kthehet në shtëpi. Ajo shikon Kemalin me Narinin dhe kur mëson se Kemali ka qenë në dijeni të vdekjes së Erhanit, zemërohet shumë me të që nuk i ka treguar menjëherë.