AMANETI/ Jamani pranon kërkesën e Jusufit dhe Nanës

Jamani shkon në shtëpi dhe gjen qenin që Nana me Jusufin po mbajnë të fshehur dhe po e ushqejnë në dhomë. Ai irritohet shumë dhe e kritikon Nanën, e cila po e mëson Jusufin t’i mbajë të fshehta xhaxhait, në një kohë që duhet t’a edukojë sa më shumë të jetë e mundur. Në përfundim, ai nuk pranon t’a mbajnë qenin në shtëpi por thotë se duhet t’a rikthejnë ku e kanë gjetur. Nana i shkon e vetme në zyrë dhe i bën presion me ndërgjegjen e tij, derisa ai pranon t’a mbajnë dhe kështu, i dhuron Jusufit lumturi tepër të madhe.

Të tre sëbashku zbresin në oborr për t’i bërë atij një shtëpi dhe gjatë qëndrimit në oborr, Jamanit i shkon pranë Nedimi për të kërkuar falje për neglizhencën e tij, ndërsa Jamani e paralajmëron se nuk do ketë më asnjë tolerancë kundrejt tij. Teksa ato bisedojnë, Nana futet brenda në shtëpi sepse merr një telefonatë nga numri që i ka premtuar se do ia vërtetojë me video se kush është vrasësi i Azizit. Ai, ka rregulluar çdo gjë që asistenti i avokatit që u vrà nga Idrisi, t’i tregojë Nanës për pasurinë që ajo ka trashëguar.

Ai e telefonon Nanën dhe i tregon vetë se çfarë pasurie trashëgon ajo, se çfarë ka bërë Idrisi me avokatin dhe se pa i dhënë shumën e parave që kërkon, ai nuk do i tregojë asgjë për vràsësin e Azizit. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, që Vahiti e dërgon në pyll duke e lidhur pas një peme dhe i thotë hapurazi se fillimisht do përfundojnë transportin e tij ilegal me anije, më pas do merret me të. Këtë ia thotë me krenari, sepse ai është një polic që u shkarkua padrejtësisht nga puna, për faj të tij, të Vahitit.

Menjëherë pas largimit të tij, Feriti arrin të lirohet nga litarët që po e mbajnë të lidhur. Ai telefonon Vollkanin dhe i tregon për transportin që do bëjë Vahiti. Pranë Vollkanit ndodhet edhe Aisheja, e cila dëgjon të shtënat e njëpasnjëshme të àrmëve drejt Feritit. Ajo frikësohet pafund dhe me nxitim, shkon bashkë me Vollkanin në vendin ku ndodhet Feriti. E ndjerë në faj që nuk i ka besuar kur thoshte se Vahiti ishte krìminel, Aisheja i kërkon falje por Feriti nuk mjaftohet dhe dëshiron t’a dëgjojë sërish.