AMANETI/ Në shtëpinë e Jamanit vjen një avokat që di të vërtetën e Azizit

Veteriner Vahiti e dërgon Feritin në mesin e një pylli, të lidhur dhe me plane të tmerrshme për të por gjatë kohës që ai nuk qëndron dot aty, Vahiti lë në ngarkim një person të besueshëm. Feriti dërgohet në pyll në gjendje jo të vetëdijshme dhe kur zgjohet, çuditet shumë. Vahiti telefonon mikun e tij dhe i kërkon t’ia kalojë në telefon Feritin, vetëm për t’u tallur me të, duke i treguar një polìci se çfarë krìmi po organizon ai me anije. Ajo telefonatë i jep ende më shumë kurajo Feritit, i cili gjen formën dhe lirohet nga pema ku e mbanin të lidhur.

Ai arrin edhe të telefonojë Vollkanin, i cili në ato momente ka pranë vetes Aishen. Feriti u tregon planet e Vahitit dhe u kërkon  të fokusohen tek ndalimi i nisjes së asaj anije por nuk e vazhdon dot më gjatë telefonatën sepse Vahiti vjen aty dhe nis të qèllojë me plùmba, që t’a ndalojë Feritin. Aisheja tmerrohet nga të shtènat e njëpasnjëshme dhe bashkë me Vollkanin, nxitojnë për në vendin ku ndodhet Feriti, duke arritur t’a shpëtojnë atë. Me kokën poshtë, Aisheja kërkon falje nga ai që nuk e ka besuar për Vahitin.

Feriti çuditet që ajo po lë mënjanë krenarinë dhe po kërkon falje, ndaj dhe i kërkon t’ia përsërisë atë që tha. Me atë rast, ai e rregjistron Aishen duke i thënë ato fjalë, pasi mendon që nuk do i dëgjojë më kurrë nga goja saj. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani, i cili e gjen qenin në shtëpi, edhe pse Nana me Jusufin përpiqen t’ia mbajnë të fshehtë. Ai jo vetëm që nuk e pranon në shtëpi por edhe e kritikon Nanën që e mëson Jusufin t’i mbajë të fshehta xhaxhait të tij, në një kohë që ajo duhet t’a edukojë më së miri.

Nana dhe Jusufi, me këmbënguljet e tyre, arrijnë t’a bindin Jamanin që t’a mbajnë në oborr qenin dhe t’i ndërtojnë një shtëpi të vogël. Teksa ndërtojnë shtëpinë të tre sëbashku, Nedimi vjen pranë Jamanit. Ai kërkon falje për neglizhencën e herës së fundit, ndërsa Jamani e paralajmëron që nuk do ketë më asnjë tolerancë ndaj tij. Pas largimit të Nedimit nga shtëpia, do trokasë një avokat. Ai është dërguar nga personi që i premton Nanës se e ka me video vràsësin e Azizit dhe që tanimë, i ka treguar se ajo trashëgon gjithë pasurinë e Azizit.