Vajza në dritare/ Sedati kërkon një fëmijë me Nalanin

Xhaviti fajëson veten për vdèkjen e Xhanës, duke menduar se fakti që ai e ka detyruar të pranonte të zhvendosej në Amerikë, e ka përhumbur aq shumë Xhanën saqë i ka ikur timoni nga duart dhe si rrjedhojë ka ndodhur aksìdenti. Gylxhihana bën të pamundurën që ai të mos jetojë me atë barrë, duke iu betuar se ai nuk ka të bëjë fare me aksìdentimin e saj, por Xhaviti nuk ngushëllohet dot, derisa edhe Rafeti i thotë të njëjtat fjalë. Ndërkohë në sallon, Nalani po ngushëllon Sedatin për humbjen e të birit.

Në një moment, ai ndalon dhe kërkon shumë falje nga Nalani që e ka futur në një situatë të tillë ku ajo po e ngushëllon për një fëmijë që ai e ka bërë jashtë martese. Ferideja e përgëzon Sedatin për humanizmin dhe mirëkuptimin që ai shfaqi ndaj Nalanit, ndonëse për vete është i zhytur në dhìmbje. Të tjerët që e shikojnë atë skenë, mahniten nga Nalani. Gylxhihana vazhdimisht shpreh lavdërime për Nalanin por vajza saj Selena nuk është e të njëjtit mendim me të, për Nalanin.

Ajo thotë nën hundë se Nalani nuk është aq e përkryer sa mendojnë ato por më pas nuk e vazhdon atë bisedë më gjatë. Vetëm pak çaste më vonë, të gjithë largohen nëpër dhomat e tyre dhe rrjedhimisht, edhe Bilura largohet nga shtëpia tyre. Selena e ndjek me sy dhe vëren nga gjestet që bën, se Bilura po debaton me Hajriun që qëndron i fshehur jashtë. Megjithatë, Selena nuk e shqyrton atë situatë fare më gjatë. Në katin e sipërm, vëllai i saj Sedati po gjen ngushëllim tek Nalani, si një fëmijë.

Ai kërkon nga Nalani që të mos e vonojnë më shumë bërjen e një fëmije, sepse është e vetmja gjë që do i bashkojë më tepër dhe do ua shërojë plàgët që kanë që në fëmijëri. E ndjerë në siklet dhe e dyzuar, Nalani nuk përgjigjet as për pohim as për kundërshtim. Sedatin e zë gjumi menjëherë nga lodhja por Nalanin jo. Atë nuk e lënë mendimet, ndaj ngrihet dhe qëndron në dritare, ku e shikon Hajriu dhe i dërgon mesazh duke i shkruar “edhe mua më ka marrë malli”. Nalani e shikon ku ndodhet ai por për shkak të kèrcènimeve të Feridesë, nuk i përgjigjet.