Për familjen time/ Kadiri nuk e pranon ndihmën e Arifit

Oullxhani fton Omerin për një gjiro me makinën që ka siguruar por në përfundim të asaj gjiroje, ai ndalon në një vend ku rastësisht do jenë edhe një grup të rinjsh, të pasur dhe arrògantë. Ato janë fëmijët e Akifit, si dhe vajza e Suzanës. Mes tyre, vetëm Melisa kërkon që të mos tállen me to, duke theksuar se Omeri është djali i Hatixhesë që ka punuar pranë tyre dhe sapo e ka humbur edhe nënën edhe babanë. Por fjalët e Melisës nuk i merr parasysh askush dhe gërrícen me fjalë derisa Oullxhani e fton Dorukun në një garim me makina.

Doruku pranon menjëherë dhe është në avantazh të madh, për shkak të makinës shumë më të re se të Oullxhanit. Por ky i fundit nuk mjaftohet. Ai futet brenda në klubin e natës ku të rinjtë futen dhe shumë shpejt, e gjen veten duke u përlèshur me Dorukun pasi Oullxhani vazhdimisht ngàcmon Harikën. Trupròjet e klubit e nxjerrin jashtë Oullxhanin dhe Omerin që u përfshi për të shpëtuar kushëririn e tij, por nga irrítimi, Oullxhani i gérvisht me çelës makinën Dorukut e më pas largohen.

Doruku e vëren dhe i vihet nga pas Oullxhanit, duke shkuar deri para shtëpisë së tij dhe kotecit të Omerit. Kadiri del për të mësuar se për çfarë po bëhet shérri dhe kur mëson gérvishtjen e makinës, merr përispër që t’ia paguajë ai paratë Dorukut. Ky i fundit, i oféndon për vendin ku jetojnë, ndaj Asija i përgjigjet me shùplakë në fytyrë dhe i thekson se nuk janë aspak të shkrètë. Për t’iu kúndërvënë, Doruku i kujton se atë mëngjes, ajo me të motrën dhe Shengylin u dolën përpara për t’i kërkuar para babait të tij.

Kadiri që në atë moment mëson çdo gjë nga Asija, névrikoset së tepërmi dhe ballafaqohet me Shengylin, menjëherë pas largimit të Dorukut. Asija i shpjegon se Akifi e ka për dètyrë për t’i paguar pasi nuk e ka siguruar në punë Veliun e ndjerë. I irrítuar pafund, Kadiri pret mëngjesin e të nesërmes për t’i shkuar në kompani Akifit që t’ia kthejë paratë që ai u dha në formë lémoshe. Ajo kólpo që i shkakton Kadiri, Akifit i vjen shumë e réndë sepse po atë mëngjes, ai ka parë videon shántazhuese që i ka ardhur ditë më parë por që ai nuk e kishte parë.