Omeri largohet nga shtëpia i pràngosur dhe nèn shoqërimin e pòlicëve, të cilët e dërgojnë në kòmisariat. Ai mbahet në qèli, për shkak të plàgëve që ka marrë Tollga në kokë, nga gòditjet e tij. Kadiri dhe Orhani përpiqen të mundësojnë një takim me Omerin por kòmisari i pòlicisë nuk i lejon assesi. Që të mos humbasë kohë, Kadiri shkon në spìtal të mësojë gjendjen e Tollgës por ky i fundit, për fat, ndodhet në këmbë sepse ka shpëtuar me pak lèndime në fytyrë. Kadiri kërkon falje në emër të Omerit dhe i lutet që të mos i dalë më kurrë para atij.
Mirëpo, Tollga nuk pranon. Ai thotë se grùshtimet që ka marrë, do i kthejë me patjetër, por ia lë në dorë Kadirit nëse do që ato grùshtime t’i marrë Omeri apo ai vetë. Për të shpëtuar vëllanë, Kadiri pranon të rrìhet nga Tollga, i cili pasi e rrèh, tërheq dènoncimin për Omerin dhe ky i fundit lìrohet që atë natë nga bùrgu. Të gjithë rikthehen në shtëpi dhe të lumtur, derisa shikojnë Kadirin të katàndisur, por Kadiri e gjen një jùstifikim të besueshëm dhe askush nuk dýshon se Tollga mund t’a ketë rràhur.
Atë natë, Kadiri gjen prèhje vetëm tek xhaxhai i tij, Orhani. Të dy ulen pranë njëri tjetrit për të biseduar mbi ngjarjet e fundit dhe të ardhmen e Omerit në një klasë me Harikën që e ka motër. Bisedën e tyre do e dëgjojë fshèhurazi edhe Shengyli, e cila lumturohet duke menduar se nga Omeri, do u vijnë shumë para në të ardhmen. Megjithatë, Shengyli nuk e hap gojën as para Orhanit dhe as para Kadirit, sepse e di që ato nuk do pranonin para nga Suzana, që mendojnë se e ka bràktisur Omerin fòshnje. Të nesërmen, të gjithë fëmijët rikthehen në shkollë.
Omeri lèndohet që Aisheja nuk pranon të flasë me të, ashtu siç lèndohet Suseni që nuk merr dot një mundësi të dytë nga Kadiri, për të qenë bashkë. Si të vetmen zgjidhje, Suseni mendon Melisën. Ajo nuk e di pëlqimin e Melisës për Kadirin dhe anasjellas prandaj këmbëngul shumë që Melisa t’i flasë Kadirit për të. Melisa dètyrohet të shkojë por kur Berku mëson se çfarë po ndodh, ai i tregon Susenit të vërtetën se Melisa prej kohësh e pëlqen Kadirin. Për pëlqime flasin edhe Doruku me Asijen, ku kjo e fundit rrëfen për herë të parë me gojën e saj se e pëlqen shumë atë.