Për familjen time/ Shengyli mëson sèkretin e Kadirit dhe Orhanit

Lòtët e fëmijëve rrjedhin rrëke kur Omerin e marrin nèn prànga dhe nuk bëjnë dot gjë për të. Omerin e dërgojnë menjëherë në një qèli ndërsa Kadiri me Orhanin përpiqen të mundësojnë një takim me të, që të kuptojnë se çfarë po ndodh, por nuk ia dalin dot. Pasi marrin pak informacione, Kadiri vendos të shkojë në spìtalin ku ndodhet djaloshi që Omeri ka dhùnuar, Tollga. Për fat, Tollgën e gjen në këmbë, me pak lèndime në fytyrë por asgjë serioze. Përballë tij, Kadiri kërkon falje duke e parë në sy e duke iu betuar që Omeri nuk është i kèq.

Tollga e përqèsh gjendjen e tij, thekson se nuk i intereson aspak se si janë ato por nëse do që Omeri të lìrohet nga bùrgu, duhet të pranojë edhe që do hàkmerret ndaj tyre. Për hàkmarrje, Kadiri bie dakord vetëm nëse Tollga do e nxjerrë gjithë inàtin duke e rràhur atë, Kadirin. Ato bien dakord dhe para grùshtimeve të Tollgës, Kadiri nuk mbrohet aspak. Pasi nxjerr gjithë mllèfin, Tollga tërheq denòncimin ndaj Omerit dhe ai lihet i lìrë. Omeri rikthehet në shtëpi me xhaxhanë e tij, Orhanin, ndërsa Kadiri pak më vonë.

E gjithë familja shqètësohet kur shikojnë gjendjen e Kadirit, ndërsa ky i fundit gjen një jùstifikim të besueshëm që Omeri të mos dýshojë tek Tollga. Me aq mbyllet nata e qetë, për të filluar e nesërmja me një mëngjes shumë të bùjshëm, për Shengylin. Kjo e fundit, hap veshët për të dëgjuar Orhanin dhe Kadirin që po flasin lehtë me njëri tjetrin duke përmendur edhe njëherë Suzanën që është nëna e Omerit dhe Harika që i bie të jetë motra e tij. Ai informacion e shòkon Shengylin por megjithatë, ajo nuk flet fare, pasi e di që ato nuk i pranojnë paratë e Suzanës.

Fëmijët shkojnë në shkollë si çdo mëngjes dhe mes tyre, Omeri lëndòhet që Aisheja nuk pranon t’i flasë ndërsa Asija lumturohet kur para Dorukut, për herë të parë rrëfen me gojën e saj se ka shumë pëlqim për të, ndonëse ende nuk ka besim. Ndërsa dy të tjerë, kanë pëlqime jo reciproke. Fillimisht është Suseni që vijon t’a pëlqejë Kadirin por nuk merr nga ai një shans të dytë për të qenë bashkë, ndaj dhe e dètyron Melisën të ndërhyjë për hir të saj. I dyti person është Berku që pëlqen Melisën dhe kur shikon çfarë ka bërë Suseni, i tregon asaj se Melisa ka pëlqim për Kadirin ndaj nuk e ndihmon dot.