Për familjen time/ Melisa mëson arsyen përse Kadiri e ka refuzuar

Kadiri nuk mjaftohet vetëm me një punë por për të siguruar më shumë të ardhura për familjen, nis të punojë edhe në kantierin e ndërtimit ku vdìq babai i tij, Veliu. Hapja e dollapit të tij të punës, do e emocionojë shumë Kadirin por ende më shumë do emocionohet nga fjalët e mira që ai dëgjon të flitet për babain e tij. Ajo natë kalon me shumë lodhje por kur mbërrin në shtëpi, Kadiri hìqet sikur nuk është lodhur aspak. Mëngjesin e ditës tjetër, fëmijët shkojnë në shkollë si çdo mëngjes të javës.

Ajbykeja vesh këpucët e Melisës, që pàndeh se nëna e saj i ka blerë në pazar për të por Berku i vëren menjëherë dhe ia përplàs në fytyrë para të gjithëve. Melisa përpiqet t’a ndalojë sepse nuk do t’a vërë në sìklet Ajbykenë, por nuk ia del dot. E frùstruar pafund, Ajbyke ia hèdh këpucët Berkut duke e gjùajtur dhe i thotë se është shumë e lumtur që Melisa e ka refuzuar atë. Melisa nuk ia del t’a ndalojë as të folurën e Ajbykesë, që vazhdon duke i sqaruar Berkut se Melisa është e dashuruar pas Kadirit, ndaj dhe e refuzoi atë.

Ajo që i mbetet në mendje Melisës, është fjala e Ajbykesë, se Kadiri ka qenë i dètyruar t’a refuzojë atë. Ajo i shkon nga pas dhe i përgjèrohet që t’i tregojë se çfarë donte të thoshte. Ajbykeja i tregon se si qëndron e vërteta, që Kadiri nuk mund t’ia hedhë sytë për sa kohë që Omeri shpreh pëlqim për të. Për t’a vërtetuar nëse janë të vërteta fjalët e Ajbykesë, Melisa pyet në mënyrë të drejtëpërdrejtë Kadirin por ai i shmanget përgjigjes, herë me heshtje dhe herë duke thënë se sidoqoftë e vërteta, nuk do ndryshojë dot asgjë.

Paralèlisht, Omeri që pengoi dashurinë e tyre, për herë të parë ndjen një pëlqim tjetër. Ai pëlqen me shikim të parë një vajzë që e gòdet aksìdentalisht me top teksa luan në oborrin e shkollës. Ajo quhet Aishe, është nxënëse në atë shkollë dhe për shkak të ndërgjegjes së tij që i flet, Omeri nxiton t’a ndihmojë me akull në kokë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Akifi. Ai rikthehet në punë, në krye të kompanisë por njëherazi me Nebahatin do përballen me surprizën e pàkëndshme; Suzana është ortàkja tij e re, sepse ka marrë aksionet e Kenanit.