Për familjen time/ Suzana surprizon Akifin dhe Nebahatin

Kadiri e ndjen veten përgjegjësin kryesor në familjen e tij, prandaj shkon të punojë në kantierin e ndërtimit ku babai tij hùmbi jetën. Ai ndihet shumë krenar, kur dëgjon fjalët më të mira të fliten për të, nga kolegët që ka pasur në atë punë. Por, njëherazi me Kadirin vazhdon të punojë edhe Omeri. Në përfundim të punës së tij, Kadiri merr Omerin dhe rikthehen në shtëpi. Mëngjesin e të nesërmes fëmijët largohen për në shkollë si zakonisht ndërsa Kadiri për në punë, në shkollën e tyre.

Ajbykeja do përjetojë një moment acàrimi dhe tùrpërimi kur shkon në shkollë me atletet që pàndeh t’i ketë blerë nëna saj tek të përdorurat por në të vërtetë kanë qenë të Melisës. Berku i dallon sepse di përmendësh çdo gjë të Melisës dhe pa e menduar dy herë, ia thotë Ajbykesë në mesin e të gjithëve. Melisa ndihet kèq që nuk e ndaloi dot Berkun pasi nuk donte t’a vinte në sìklet Ajbykenë dhe sërish ndihet kèq që nuk e ndalon dot Ajbykenë nga përgjigjia që do vërë në sìklet Berkun, sepse Ajbyke shpreh kënaqësi që Melisa e ka refuzuar atë.

Ajo madje edhe thotë se Melisa është e dashuruar pas Kadirit dhe për këtë sqaron, duke thënë se Kadiri ishte i dètyruar t’a refuzonte Melisën. Kjo e fundit, vrapon pas Ajbykesë duke kërkuar shpjegim më të detajuar të deklaratës që bëri dhe kështu, Ajbyke ia shpjegon gjithë situatën me Omerin. E lumtur, Melisa nxiton tek Kadiri dhe e pyet nëse është e vërtetë. Ai e pohon me heshtje, edhe duke thënë se sidoqoftë e vërteta, nuk do ndryshojë dot asgjë. Por, për Melisën, ndryshon shumë ai informacion.

Në ato momente, Omeri po krijon një tjetër pëlqim. Aksìdentalisht, ai gjùan me top një vajzë të panjohur. Ajo quhet Aishe dhe atë ditë rikthehet në shkollë për herë të parë pas shumë muajsh, pasi ka pasur nënën e sëmùrë. Omeri nxiton pas saj me akull në dorë, për t’a ndihmuar me kokën që i lèndoi. Sakaq, në anën tjetër ndodhet nëna biològjike e Omerit, Suzana. Kjo e fundit, shkon në kompani dhe lë pa fjalë Akifin e Nebahatin, duke u prezantuar si ortàkja e re e Akifit pasi ka marrë përsipër aksionet që Kenani ka pasur në atë kompani.