Resuli merr Suzanën nga shtëpia për të shkuar në mbledhjen që do kenë dhe pak pa mbërritur tek vendi, Suzanës i derdhet kafeja mbi fustan. Atyre nuk u premton koha të kthehen mbrapsht ndaj Resuli ndalon në një butik.
Blerjen e fustanit që Resuli i bën Suzanës, e shikon edhe Inxhi, një ish shoqe e Suzanës që tanimë është vetëm shoqe e Nebahatit, ndaj dhe ia përcjell asaj se çfarë ka parë.
Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Omeri me Asijen dhe motrën e tyre të vogël, të surprizuar nga zemërgjerësia e zonjës Ilknur, e cila ka parë kushtet ku ato jetojnë, ka mësuar se janë jetimë dhe u ka blerë çdo gjë që ato kanë nevojë.
Fëmijët shkojnë në shkollë mëse të lumtur dhe brenda në shkollë, ende më i lumtur bëhet Berku kur Ajbykeja i vendos tri kushte për t’u pajtuar, ai i pranon dhe rrjedhimisht pajtohen.