Omeri debaton rëndë me Ogullxhanin pas incidentit që ndodhë në skenë edhe pse ai nuk e beson fare këtë të fundit me atë që i thotë. Ndërkohë Harika ndjen dhembshuri për të dy dhe vendos ti tregojë të vërteten Omerit.
Mirëpo sherri mes Omerit dhe Ogullxhanit bëhet e madhe saqë e merr vesh dhe Ajla e cila i kërcenon për perjashtim nga shkolla. Ai që rrezikon më tepër është Omeri pasi është me bursë të plotë.
Sakaq, Ogullxhani niset për të marrë motorrin e tij por ngec në një gropë të madhe. Ai nuk e di se i është ngritur kurth dhe teksa bie ne grope, ai rrezikon jeten.
Nga ana tjetër Nebahatit i funksionon plani për anullimin e dasmlës së Suzanës dhe Akifit. Në event shfaqen video tl Akifit teksa i shpreh dashurinl Nebahatit dhe Suzana ikën menjëherë duke refuzuar të kurorëzojë martesën me te.