AMANETI/ Jamani shikon Nanën teksa përqafohet me Nedimin

Loja e pisët e Nedimit nuk ka fund. Ai vazhdon më tej ta detyrojë Nanën që të bëjë çfarë ti thotë ai. Nana i betohet Nedimit se do hakmerret dhe këtë diskutim e shikon nga larg Jamani por nuk i shkon në mendje se për çfarë po flasin.

Nedimi që shikon Jamanin që po i shikon detyron Nanën që ta përqafojë dhe kjo e mërzit shumë. Atij i vjen në mendje çdo moment që ka pasur me Nanën dhe arrin të bindet se ajo e ka mashtruar gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë Nana që qan me dënesë për lëndimin që po i shkakton Jamanit, tenton t’ia thotë atij të vërtetën me Nedimin por nuk ia del sepse ai i rikujton çfarë ka në dorë kundër Jamanit. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti me Aishen.

Nga an tjetër ndodhen Aisheja dhe Feriti. Ky i fundit bën planin si të rrëmbejë gjasme si e si Aisheja të tregojë se Doa është fëmija i tij. Mirëpo, Aisheja nuk e ka ndërmend të rrëfehet por madje dhe i ndryshon analizat e ADN-së që bën Feriti.