Për familjen time/ Ogulxhani nxjerr Omerin nga telashet falë ndihmës së Melisës

Tollga futet në dyqanin e Omerit në një moment që ai ndodhet i vetëm dhe në gjumë, për shkak të ilàçeve. Për hàkmarrje, ai vjèdh disa telefona dhe largohet por në ikje, Omeri arrin t’i hapë fare pak sytë dhe shikon këpucët e Tollgës, që janë të veçanta. Prònari vjen në dyqan shumë shpejt, mëson se çfarë ka ndodhur dhe acàrohet pafund. Ai telefonon menjëherë Mazllumin për t’i thënë se çfarë ka bërë Omeri, për të cilin Mazllumi është futur garant. Prònari kërkon me patjetër që të paguhen ato para, sepse telefonat janë shumë të shtrenjtë.

Gjatë asaj kohe, për Omerin po flet Shengyli. Duke ditur àrmìqësinë mes Nebahatit dhe Suzanës, Shengyli i tregon asaj ngjarjen dhe lidhjen e saj me Omerin, si dhe ftohtësinë e Suzanës kur i tregoi se ai është djali i saj. Sakaq, koha kalon dhe fëmijët mblidhen të gjithë në oborr, duke diskutuar pròblemin e Omerit. Ky i fundit, ngulmon se kùrthin ia ka bërë Tollga me Berkun por për fat të kèq, nuk ka si e vërteton dot. Ogulxhani, i cili ndjen pafund kèqardhje, vendos të marrë frerët në dorë.

Pa i thënë njeriu, ai telefonon Melisën dhe i tregon për pròblemin e Omerit, si dhe i thekson se as Omeri dhe as Kadiri nuk do e pranonin ndihmën e askujt, ndaj ajo nuk duhet të tregojë asgjë. Melisa pranon pa hezituar, ndërsa Ogulxhani përsërit disa herë se ato para po ia merr vetëm si bòrxh. Të nesërmen në shkollë, Melisa i sjell Ogulxhanit një vàrëse të shtrenjtë që babai ia ka dhuruar për ditëlindje por që asaj nuk i pëlqen fare dhe nuk e ka vënë kurrë. Me nxitim, Ogulxhani shet vàrësen dhe paguan bòrxhin e Omerit.

Ai i kërkon prònarit që të mos tregojë se e ka paguar kush ndaj dhe ai telefonon Mazllumin për t’i thënë se e ka mbyllur atë çështje sepse është bindur që Omeri nuk i ka vjèdhur. Mirëpo, mirësia Ogulxhanit nuk mbaron me aq. Duke e ditur të vërtetën e lidhjes së Omerit me Harikën, Ogulxhani krijon skenarin në shkollë, në orën teatrale, që Omeri dhe Harika të luajnë rolin e vëllait e motrës. Sakaq, pas mësimit, Asija shkon të ndihmojë Shengylin me pastrim në shtëpinë e Dorukut por për çudinë e të gjithëve, nis të pastrojë edhe Doruku.